Mirëprisni “shiun” më të vjetër yjor…e quajnë Lirid

Dita

Toka do të përjetojë nga 16-25 prilli “shiun” vjetor të yjeve të rëna.

Përgjatë këtyre 9 ditëve, yjet më të vjetër të vërejtura ndonjëherë do të rikthehen sërish për syrin e njerëzve, dhe a e dini si quhen ato?

Po ju shuajmë kuriozitetin, dhe nuk po ju lëmë të prisni më gjatë.

Ky “shi” yjor quhet Lirid, për shkak se vjen nga konstelacioni i Lira-s, shkruan Dita.

Raportimi i parë në histori për  “shiun” yjor Lirid daton rreth 2700 vjet më parë, në 687 p.e.s në Kinë.

Megjithatë, origjina e saj u zbulua shumë kohë më vonë, për të qenë të saktë në 1867, kur astronomi Gottfried Galle tregoi lidhjen ndërmjet këtij fenomeni spektakolar dhe kometës G1 Thatcher.

Në fakt, Toka kalon nëpër gjurmët e kometës G1 Thatcher në çdo muaj prill. Pluhurat e saj drejtohen drejt Tokës, dhe më pas hyrja në atmosferë i shkakton djegien: kjo është pikërisht drita karakteristike në qiell që shohin sytë tanë.

Stuhia tjetër e Liridit do të mund të rikthehet në Tokë në netët e prillit të 2042-it.

Një e dhënë tjetër interesante nga Nasa është se, ne mund të vëzhgojmë 10-20 meteorë në orë në kushte optimale (në netë të errëta, pa hënë).

Nuk flitet për “shira” të zjarrta yjesh, por në çdo 60 vjet ka patur edhe përjashtime:

Për shembull, mbi 100 meteorë në orë janë parë në Virxhinian e 1803-it, në Greqi në vitin 1922, në Japoni në vitin 1945 dhe në Shtetet e Bashkuara në 1982.

Stuhia tjetër e Liridit do të mund të rikthehet në Tokë në netët e prillit të 2042-it.

s.a/dita

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *