Ish zonja e parë e 41-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barbara Bush, bashkëshortja e George H.W.Bush, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e saj u dha nga një zëdhënës për shtyp i familjes, i cili tha se kohët e fundit kishte pasur probleme shëndetësore me zemrën dhe frymëmarrjen.
Ditë më parë qarkulloi nëpër mediat e huaja se Barbara Bush pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, nuk pranonte t’i nënshtrohej trajtimeve mjekësore, duke qëndruar kështu në shtëpinë e saj.
Në janar, Barbara dhe George H.W.Bush festuan përvjetorin e tyre të 73-të të martesës, duke u bërë kështu çifti më jetëgjatë në historinë presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Barbara është nëna e presidentit George W.Bush dhe ish guvernatorit të Floridës, Jeb Bush.
s.a/dita

Ngushullime familjes Bush,e miqeve te Tyre,Zoti i dhente force ta perballojne kete dhimje te madhe.Zoti e prehte ne parajse Barbara Bush, kete nene dhe zonje te Madhe,qe dha sa mundi per familjen,dhe SHBA.Amen.
Zoti i falte mekatet.
Sa per Zonje e Madhe, absolutisht jo.
Beri sa mundi per familjen, por aspak per SHBA.