Hapja e negociatave, Greqia i kujton kushtet Shqipërisë

DITA Online

 

Athina zyrtare ka reaguar pas vendimit të KE për të rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë përmes një deklarate për mediat shpreh mbështetjen për zgjerimin e BE në Ballkan, por vetëm me plotësimin e kushteve nga vendet kandidate.

Duke u ndalur te Shqipëria, Greqia kërkon që vendi ynë të respektojë të drejtat për pronën e pakicave dhe të luftojë krimin.

“Si një vend fqinj, Greqia po punon sistematikisht për të promovuar marrëdhëniet e saj me Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Nën presidencën greke, në Takimin e Samitit të Selanikut për Ballkanin Perëndimor të vitit 2003, BE-ja konfirmoi përkushtimin e saj ndaj perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në mënyrë të veçantë në lidhje me Shqipërinë, vendi ynë është i fokusuar në të drejtat e pakicave dhe pronës dhe në luftimin efektiv të krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Punëve te Jashtme e Greqisë.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kushtet jane te falet deti, tu jepet grekeve Shqiperia e jugut deri ne Elbasan ndersa pjesa e veriut tu jepet Malit te Zi deri ne Lezhe. Gjuha shqipe te shpallet gjuhe e dyte pas greqishtes dhe deti dhe tokat tu jepen grekeve. Cfare kushtesh kerkojne keta ore? Nuk jane kenaqur akoma qe kane vjedhur gjysmen e Shqiperise nga arta e Preveza deri ne Sarande?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *