Në formë të shkëlqyer me dietën treditore

anazapta

Një dietë që zgjat vetëm tri ditë dhe heq kilet e tepërta në kohë rekord. Ju propozojmë dietën e 3 ditëve, e cila fokusohet te rënia në peshë dhe tonifikimi. Dieta duhet të zgjasë jo më shumë se tri ditë në javë dhe nuk duhet përsëritur më shpesh se një herë në muaj.

Dieta “Miami”

Është pagëzuar si dieta e mrekullive, pasi në tri ditë rikthen formën e humbur. Sekreti i saj është i njëjtë me atë të gjithë dietave të tjera: shumë proteina dhe pak karbohidrate.

Dita e parë

Mëngjes: një fetë bukë e thekur, dy lugë margarinë, një kafe; dreka: 120 gr ton pa vaj, një fetë bukë e thekur, një kafe; darka: 100 gr mish i bardhë, 240 gr fasule, 120 gr panxhar dhe 100 gr akullore me fruta, pa qumësht.

Dita e dytë

Mëngjes: vezë e zier, gjysmë bananeje, një fetë bukë e thekur, një kafe; drekë: 200 gr gjizë dhe një pako biskota integrale; darka: dy kremviçe pule, 240 gr brokoli, 120 gr karota dhe dy lugë akullore me vanilje.

Dita e tretë

Mëngjes: një mollë, 5 biskota integrale, një copë e vogël djathi kaçkavall, një kafe; dreka: një vezë e zier, 5 biskota integrale; darkë: 2 kivi, 120 gr ton, 250 gr panxhar, 120 gr lulelakër dhe një lugë akullore me vanilje.

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *