Këta të PD-së,
janë vërtet çudi,
se punën e djegies,
e kanë si hobi!
Dhe meqë normalë,
s’ka mundësi të jenë,
të djegin mandatet,
kanë hedhur idenë!
Si ide-i pari,
e hodhi Saliu,
po tash doli prapë,
nga Fatmir Mediu!
Dhe në fakt Fatmiri,
s’humbet ndonjë gjë,
se e ka mandatin,
nga mëma PD-ë!
Tani me PD-në,
shumë tallin hallatet,
po s’dinë çdo të thotë,
të djegësh mandatet?!.
Është figurative,
djegia-or babam,
a me shkrepse flakën,
do t’u vënë tamam!
Do djegin mandatet,
këta lafarakë,
dhe do kthejnë sistemin,
mono-partiak!
Duket që janë çkrehur,
fare nga burgjitë,
se vendi do mbetet,
pa një opozitë!
Po neve do themi,
u pastru haleja,
dhe vendi do shkojë,
në zgjedhje të reja!
Kështu pa dyshim,
do ndodhë historia,
nëse do t’i djegi,
edhe LSI-ja?!
Gjer më tani kemi,
një PD-ë të shkrehur,
po Mona me Titin,
ende nuk janë shprehur!
S’ka folë as Luani,
ai goxha burrë,
që një mandat tjetër,
s’do ta marri kurrë!
Djegia që kërkojnë,
Sala me Mendinë,
as një minivlerë,
s’ka pa LSI-në!
LSI-ja sfidën,
s’besoj ta pranojë,
se kaq deputetë,
kurrë s’do fitojë!
Nëse SHQUPI dorë,
s’heq nga herezia,
opozitë e vetme,
mbetet LSI-ja!
Në pushtet s’u bë,
forca e paparë,
po në opozitë,
do jenë forcë e parë!
Meqë opozitë,
vetëm do të mbeten,
them-nga dëshpërimi,
mund të djegin veten!
Mendo ç’ulërimë,
do të bëjë bilbili,
kur të djegi veten,
xhan-Petrit Vasili!
Po ndryshe do jetë,
kur të digjet Mona,
do ulen flamurët,
në ballkonet tona!.
Kur kjo heroinë,
vehtes t’i vërë flakën,
vendi do ta qajë,
si Farnca Zhan D’Arkën!
Arben Duka
