Prokuroria, 5 vjet burg për ish-nëndrejtorin e burgjeve

Dita

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar këtë mërkurë dënimin me 5 vjet burg për ish-nëndrejtorin e burgjeve, Iljaz Labi, pasi akuzohet për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje.

Por, Labi ka kërkuar pezullimin e vuajtjes së dënimit, për shkak të bashkëpunimit që ka pasur me prokurorinë.

Sipas akuzës, ai ka përfituar 20 milionë lekë të vjetra duke vendosur për tenderat së bashku me 4 biznesmenë.

Prokuroria kërkoi dënimin me 3 vjet burg për biznesmenin Ylber Kalaja, por edhe për të organi i akuzës kërkoi heqjen e dënimit.

Edhe për  biznesmenët Elidjan Laskaj, Shemzi Sinani dhe Nezhmi Balla u kërkua dënimi me nga 3 vjet burg.

Ndërkohë, edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i burgjeve, Artur Zoto, gjendet i arrestuar për të njëjtat akuza.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *