I arratisuri nga burgu i Trikallës, Ilir Kupa, rrëfen tmerrin e torturave që ka përjetuar në burgjet greke gjatë kohës së qëndrimit atje deri vitin e kaluar. I arrestuari në 25 janar në Tiranë, ka folur për emisionin “Tonight” të Ilva Tares në Ora News mbrëmjen e djeshme, duke kritikuar shtetin shqiptar që nuk ndihmon qytetarët e tij në Greqi që dhunohen dhe marrin dënime të rënda dhe të kota. Kundërshton dënimin e ri me 8 muaj burg për evazion, por shprehet i kënaqur që nuk do ekstradohet. Gjithashtu mohon që të jetë një nga ‘babagjyshët’ që grabitën te TEG-u më 24 dhjetor. Kupa thotë se Ilia Kareli nuk është viktima e vetme, pasi shumë ngjarje ndodhin në burgjet greke dhe nuk bëhen publike.
Zoti Ilir, Gjykata e Tiranës, njohu sot (dje) vendimin e drejtësisë greke pas akuzës së ngritur për evazion fiskal. Gjykata vendosi 8 muaj burg. Si do e gjykonit këtë vendim?
Lajmi i mirë është për mua se unë nuk do të ekstradohem, por gjyqi që u bë sot ishte i paligjshëm. Këtë vendim që dha Gjykata e Tiranës unë e kam marrë kur kam qenë në burg, në Greqi, në vitin 2009, ndërkohë që unë jam arratisur në vitin 2013. Deri më sot unë nuk dija asgjë për këtë akuzë. Shteti grek po të ishte se i zbatonte rregullat, duhet te ma sillte këtë vendim në burg, por unë nuk kam marrë pjesë as në gjyqin e zhvilluar. Megjithatë kjo çështje nuk më prish punë. Dhjetë muaj dënim janë, por nuk është e drejtë dhe avokati im do e apelojë këtë vendim.
Ju jeni arratisur nga burgu i Trikallës, si trajtohen shqiptarët në këto institucione të riedukimit?
Të gjithë shqiptarët që janë në Greqi, kanë një trajtim shumë të keq nëpër burgje. Mbi 50 për qind e tyre janë dënuar kot fare, ndërkohë pjesa tjetër janë dënuar shumë rëndë për vepra të lehta penale. Në 2008 isha i burgosur, dhe pas 6-7 muajsh shkova në rajonin e policisë së Athinës, për një gjyq. Ligji thotë se kur je i burgosur, nuk ka të drejtë të prekë njeri me dorë. Ishte një kohë kur burgaxhinjtë ishin në grevë dhe unë kisha 15 ditë pa ngrënë. Mund t’ju them se për një orë e gjysmë më kanë masakruar duke më rrahur. Më kanë nxirë gjithë trupin. I them gjykatësit që duhet të bëj denoncim, dhe ai më thotë se mos të bëja vepra penale në Greqi, nëse nuk doja të rrihesha, por në Shqipëri. Unë i thashë që këtu nuk kam bërë asnjë vepër penale dhe kam kërkuar pafajësi, por edhe nëse unë jam i fajshëm, nuk është e drejtë që të më vënë prangat dhe të më hidhen 10 policë në dru.
Këto tortura që pësojnë shqiptarët ia adresoni ndokujt në Greqi, si Avokatit të Popullit apo medias ?
Nuk merret askush më këto gjëra. Askush nuk do t’ia dijë, sidomos për shqiptarët. Për të burgosurit shqiptarë nuk ka interes askush.
Sa shqiptarë vuajnë dënimet në burgjet greke?
Unë mund të them se janë mbi 4 mijë shqiptarë e shumë pak prej tyre shpëtojnë pa thyer brinjë, ose pa u rrahur.
Ilir, a mund të më thoni çfarë ka ndodhur me ju në Greqi?
Jam një person që kam ikur 12 vjeç nga Shqipëria. Kam punuar punë krahu, kam qenë shumë i rregullt, kam qenë në skuadrën greke të boksit. Erdhi momenti që bëra një gabim. Më dhanë dënim që ju nuk mund ta imagjinoni… Unë nuk jam kriminel. Jam njeri shumë i rregullt. Thjeshtë funksionimi i shtetit grek më ka shtyrë këtu. Më kanë akuzuar dhe dënuar për diçka që nuk e kam bërë. Më kanë keqtrajtuar. Më kanë arrestuar babanë, është i paralizuar. E kanë çuar në burgun e Larisës, e kanë mbajtur 5 muaj brenda..
Po babai juaj përse u arrestua?
Arsyeja që e arrestuan, sipas tyre, ishte se kishin bërë një ngatërresë me emrin tim. E kupton çfarë ndodh? Këto gjëra edhe mund të provohen se janë me fakte.
Kjo dhunë ndodhte edhe në burgun e Trikallës kur ishit ju?
Mund të them se në burgun e Trillakës, në sektorin ku isha unë, janë mbi 4-5 çuna që i njoh, të cilët nuk kanë bërë asgjë, kurse të tjerë që ndodhen aty, mbi 50 për qind e tyre, mbahen kot, mos me thënë që duhet të kryenin nga një muaj apo 6 muaj burg. Me këto akuza që kam unë, po të ishte një grek, do të bënte vetëm një vit burg. Ndërkohë unë kam bërë 6 vjet burg dhe ende jam në kërkim nga grekët.
Kur ju u arrestuat, u tha se dyshoheshit dhe si autor i grabitjes në një qendër tregtare, madje u tha se ju vetë e keni pranuar këtë vepër penale. Është e vërtetë?
Jo, jo, në asnjë mënyrë. Si mund të më akuzojnë dhe unë të pranoj një krim që nuk e kam kryer. Lëvizjet e mia kur unë kam ardhur në Shqipëri kanë qenë shumë të pakta. Unë nuk kam bërë asnjë krim në Shqipëri.
Ju keni dëshmuar se keni qenë prezent kur u vra Marjan Kola, një tjetër i arratisur nga burgu i Trikallës. A mund të më përshkruani si ka ndodhur?
Unë dua t’ju them gjërat që nuk i di shteti shqiptar. Mua, bashkë me shokët e mi, na ka qëlluar policia greke 8 herë, jo një e dy, por tetë herë nga mbrapa kurrizit dhe asnjëherë nuk na ka thënë ndal. Si pasojë kanë humbur jetën tre shokët e mi.
Ngjarjen e Ilia Karelit , (Kudret Kumes), si e konsideroni dhe a mendoni se pas kësaj është shtuar dhuna në burgjet greke?
Është një ngjarje që shteti shqiptar duhet ta shohë. Unë si Ilir, di të them që asnjë nga policët grekë nuk do të shkojë në gjyq për këtë punë dhe po shkuan do të lihen të lirë më pas. Nuk do të burgoset asnjë. Si ngjarja e Kudretit Kumes ka shumë e shumë të tjera, por ajo u bë e madhe se vrau policin grek. Nëse nuk do ndodhte kjo, askush nuk do e merrte vesh. Do vritej ashtu siç janë vrarë shumë shqiptarë të tjerë dhe do thonin se vdiq në mënyrë natyrale. Ka shqiptarë të tjerë që kanë kaluar shumë e më shumë, që i kanë shkulur thonjtë, i kanë thyer brinjët, e i ke nëpër burgje.
Kjo ndodh vetëm me shqiptarët apo ky është standardi i burgjeve greke?
Përgjithësisht me shqiptarë, por edhe me refugjatë të tjerë, me ata me ngjyrë. Me grekët as që behet llaf, as prangat nuk ia shtrëngojnë.
Je bërë pishman qe je arratisur nga burgu i Trikallës?
Absolutisht jo. Edhe një ditë po të kisha burg në shtetin grek, unë prapë do të arratisesha, sepse nuk më ka dhënë asnjë të drejtë. Drejtësia shqiptare duhet të interesohet pak për njerëzit që vuajnë dënimin në Greqi, sepse shumica e tyre janë kot aty.
Intervistoi Lindita Çela

Ishalla ka hyre ne teritorin shqiptar, se greket jane bere si ujqit, nuk njohin as drejtesi dhe as demokraci.
Ka ardhur koha qe qeveria e re e Edi Rames, te mare ne konsiderate mbrojtjen e shtetasve te Shqiperise, ka shume qe jane denuar kot, ka shume qe kane marre denime te larta, per disa vjedhje ordinere, qe ligjet e te gjitha shteteve demokratike i denon me muaj dhe jo me nga 20-25 vite burg sic ben drejtesia e deshtuar greke.
Ka ardhur koha qe qeveria e re te ngreje nje grup pune me eksperte dhe te marrin ne dore edhe njehere te gjitha denimet e shqiptareve ne burgjet greke, te shohin dosjet, se per cfare krimi jane denuar, te shohin deshmite, si jane dhene dhe kush i ka dhene.
Nuk dua te mbroj kriminelet, qofte edhe shqiptar, por drejtesia greke, eshte nje drejtesi e bazuar ne nacionalizem, ku mundohet te tregoje se ai qe seshte grek apo ortodoks, eshte armik dhe meriton te denohet.
Greku ska drejtesi dhe kete e thone dhe institucionet nderkombetare, ku Greqine e rradhisin ne vendet e atyre qe kane mangesi ne kete drejtim.
BOJKOT MALLRAVE GREKE.
1. BANKAT TIRANA, ALFA, EMPORIKI E GJITHE TE TJERAVE.
2. PAKETAT KARELIA SLIMS
4. PIJET AMITA
5. PATATINAT LAYS
E GJITHE TE TJERAVE QE NUK ME VIJNE NDER MEND TANI.
KJO ESHTE PROTESTA ME E MIRE
Urojme qe djali te jete me fat, pra te kete hyre ne teritorin tone dhe te kthehet ne gjirin e familjes se tij.
Do Zoti dhe ka hyre ne shqiperi…ka shpetuar…!!
Mallkuar qofte kushdo qe e spiunon apo e tradheton…
Djali duhet te jetoje ketu,ne shqiperi….
Pershendetje te gjithe komentuesve,
Gjithe kete mund e beri djali por fatkeqesia eshte se do ta dorezojne prap ne Greqi,te lumte qe nuk ju ra ne dore gjakpirsave Grek dhe u desht nja dy polic para se me hy ne kufi me jau hjek flamen bre Ilir e me ju tregu ju mua shokun une juve 2 persona.
Por nuk ka faj i shkreti 800 polic ne ndjekje don zoti te jete i gjalle dhe mos ta dorezoj shteti Shqipetar kete djalosh.Shume dyshoj se Marian Kola eshte vra ne token Greke ai eshte vra sigurisht ne token Shqipetare gjate akcionit me hilikopter gjithe ajo gjuajtje ku ka ndodhur vrasja ne nje distance te shkurt e ai u godit vetem me nje plumb ne shpine nuk e di si ta logjikoj kete pune kjo eshte qesharake eshte vrare prej helikoptarit me snajper sigurisht por ne qoftesh eshte gjall Iliri atehre do te tregoj realitetin apo ndoshta edhe ky eshte i vdekur diku ne mal me shprese te madhe qe djali te jete ne jete dhe ti takoj familjen e tij.
Me resoekte,
Beni Prishtine
J eto o Ilir si nje pllumb i lire edhe nese ke bere krime nuk do te thote se duhet te vritesh cdo i bugosur ka te drejte me ik me e kerku lirine e jo te egzekutohet.
Te paste Kosova
KANE FILLUAR TE FUTEN EDHE ANDEJ NGA JU KETO.
BOJKOT MALLRAVE GREKE.
1. BANKAT TIRANA, ALFA, EMPORIKI E GJITHE TE TJERAVE.
2. PAKETAT KARELIA SLIMS
4. PIJET AMITA
5. PATATINAT LAYS
E GJITHE TE TJERAVE QE NUK ME VIJNE NDER MEND TANI.
KJO ESHTE PROTESTA ME E MIRE
Shteti duhet te ngrere zerin e te vere ne vend dinjitetin e shtetasve shqiptare, e mos beje politiken e fqinjesise se mire si ne perrallen e gomarit me ujkun. Ditmir qullsi duhet te ngrere zerin me gjithe ata palo konsulla qe jane emeruar neper ambasadat tona … … greket s’lene gje pa bere edhe nuk denohen nderkohe qe te huajt i trajtojne si ne mesjete…
BOJKOT MALLRAVE GREKE.
1. BANKAT TIRANA, ALFA, EMPORIKI E GJITHE TE TJERAVE.
2. PAKETAT KARELIA SLIMS
4. PIJET AMITA
5. PATATINAT LAYS
E GJITHE TE TJERAVE QE NUK ME VIJNE NDER MEND TANI.
KJO ESHTE PROTESTA ME E MIRE