Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Naim Frashëri” ish- gjyqtarin e FIFA-s, Bujar Pregja, ““për kontributin e tij si “arbitër i FIFA-s” në gjykimin me profesionalizëm dhe korrektësi të ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit. Në vlerësim të përkushtimit në përgatitjen e arbitrave të rinj si dhe angazhimit të tij sportiv””.
Në një ceremoni të veçantë, që përkonte dhe me 60 vjetorin e tij të lindjes, i rrethuar nga miq, kolegë dhe të afërm, ish- arbitri i FIFA-s ka marrë dekoratën e nënshkruar nga presidenti dhe dorëzuar nga këshilltari për sportin në presidencë, Leonard Tase si dhe Drejtori i Informimit Publik dhe i Marrëdhënieve me Jashtë, Edvin Shvarc.
Pregja numëron afro 400 ndeshje të gjykuara që nga fillimet e tij në arbitrim në vitin 1978. Për vite me radhë (1991-2002) Bujar Pregja ka mbajtur stemën e FIFA-s duke gjykuar ndeshje jo pak të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Aktualisht ai mban një rol të rëndësishëm në FSHF.
I vlerësuar 4 herë me çmimin “Arbitri më i mirë i vitit”, Bujar Pregja është një nga emrat që kanë lënë gjurmë në arbitrimin shqiptar, “xhaketa e zezë” e të cilit do i vlejë historisë së gjykimit.
o.j/dita




Te lumte Bujar…ke gjithçka te meritueshme brenda ketij titulli!
I lumte atyre qe me se fundi kujtohen edhe per gjyqtaret e futbollit,nje vlere e padiskutueshme e zhvillimit te fotbollit nder vite!