Orban dhe Martens urojnë Bashën për postin e ri

anazapta

Kreu i ri i PD-së, Lulzim Basha, merr urimet e para të miqve ndërkombëtarë për zgjedhjen në këtë post. Sipas zyrës së shtypit të PD, Presidenti i EPP-së, Wilfried Martens, dhe kryeministri i Hungarisë, njëherësh kryetar i FIDESZ, Viktor Orban i kanë dërguar mesazhe urimi Bashës me rastin e fitores së garës për kryetar të demokratëve.

“Dua t’u përgëzoj për zgjedhjen tuaj në postin e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ju shpreh përgëzimet e mia më të thella dhe suksese në të ardhmen, në pozicionin tuaj të ri. Shpresoj në një bashkëpunim të frytshëm”, shkruan Martens.

Ndërsa kryeministri i Hungarisë, i njohur për miqësinë me Berishën, Viktor Orban, shprehet në mesazh: “Në emër të FIDESZ, më lejoni t’ju shpreh dëshirën time të sinqertë, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy partive tona, të cilat i kemi zhvilluar përgjatë viteve të fundit. Ju uroj shëndet dhe suksese në detyrën tuaj të lartë dhe me përgjegjësi”.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *