Nis në fundjavë Panairi i Librit “Ulqini 2013”

anazapta

Panairi i librit “Ulqini 2013” do të hapet të shtunën, më 10 gusht. Edhe gjatë këtij viti, panairi do të mbahet në hapësirat e Plazhit të Vogël, në Ulqin. Ai do të jetë i hapur deri më 16 gusht.

Organizatorët e panairit kanë bërë të ditur se deri më tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen shtëpi botuese dhe botues të pavarur nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ata presin që panairi të zgjojë interesim të madh edhe te banorët e Ulqinit e rrethinës, si edhe te turistët.

Tradicionalisht, panairi thërret mysafir ndonjërin prej shkrimtarëve më të shquar të letërsisë shqipe, ndërsa në kuadër të programit të panairit bëhen edhe promovime të botimeve të reja dhe organizohen takime me shkrimtarë dhe manifestime të tjera letrare e kulturore.

Panairi organizohet nga Qendra e Kulturës me mbështetje nga Komuna e Ulqinit. / KOHA.net

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *