Themelimi i Asociacionit, Vuçiç: Edhe tre muaj…

Dita

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të formohet në mënyrë të njëanshme nga serbët e Kosovës.

Presidenti Aleksandar Vuçic i kërkoi shtetasve të tij në Kosovë të presin edhe tre muaj e gjysmë, duke respektuar kështu afatin e përcaktuar nga Bashkimi Europian.

Ky reagim i kreut të shtetit serb vjen pas paralajmërimeve të përfaqësuesve të serbëve në Kosovë se do ta themelonin asocacionin në mënyrë të njëanshme më 20 prill, nëqoftëse qeveria e Kosovës nuk e ndërmerr këtë hap deri në datën e përcaktuar.

Aleksandar Vuçiç tha se do të bisedojë të enjten me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini për të konfirmuar se temë kyçe do të jenë raportet Beograd-Prishtinë.

Ai deklaroi gjithashtu se nga marrëveshja e Brukselit për normalizim të raporteve, e vetmja pjesë që nuk është realizuar ende është ajo e formimit të Asociacionit të komunave serbe.

“Serbët s’do ta formojnë Asociacionin as nesër, e as pasnesër. Kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe këta tre muaj, që askush të mos i akuzojë serbët se po i shkelin marrëveshjet dhe dakordësimet ndërkombëtare”, theksoi Vuçiç.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *