Merkel, sërish në Shtëpinë e Bardhë

Dita

Qeveria amerikane dhe ajo gjermane kanë njoftuar se më 27 prill kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojë udhëtimin e saj të dytë drejt Shtëpisë së Bardhë, nën pritjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Lufta në Siri, marrëdhëniet me Rusinë, çështjet e tarifave dhe e ardhmja e marrëveshjes bërthamore me Iranin, këto do të jenë disa nga temat e diskutimit sipas analistëve gjermanë.

“Qeveria gjermane beson se përballja me këto sfida është interes i përbashkët i Gjermanisë dhe SHBA-së, dhe natyrisht që ka kuptim të takohemi dhe të bisedojmë për këto gjëra”, ka thënë ndërkohë zëdhënësja e Qeverisë, Ulrike Demmer.

Takimi i Trumpit me Merkelin do të vijë tetë ditë pasi kancelarja Merkel të ketë pritur në Berlin presidentin francez, Emmanuel Macron.

Të dy liderët pritet të diskutojnë për pozicionin e përbashkët në reformimin e Bashkimit Evropian, para mbajtjes së samitit të bllokut më 28-29 qershor.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kam pas nji mesuese ne shtavjecare qe na jepte matematik dhe gjeometri.Nji mesuese shume e nderume Matilde Carkagjia,Ishte “dreqi” vet.Kishte po keto sy sic i ka z.Merkel.Mjaft iniligjente.Dhe kur po shikoj kete z.gjermanen Merkel po me shkon mendja tek mesuesja.Kjo gjermane e vecant qe i’ua ban 8 me 2 mashkujve ne aftesin e intelektit qe gezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *