Tahiri, pas gjashtë muajve në seancë: Urime për rekomandimin!

Dita

Pas gjashtë muajsh mungesë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shfaqur në seancën parlamentare të kësaj të enjteje.

Para së të hyjë në seancë, Tahiri mësohet të ketë thënë: “Mirëmëngjesi, urime për rekomandimin!”.

Ai është ulur në karrigen e tij në fund të sallës në radhët e socialistëve, teksa është përgatitur të flasë për ligjin e Prokurorisë.

Ndërkohë, Tahiri ka bërë edhe një “lëvizje” ironike, duke regjistruar emrin e tij tek ky ligj, që kërkon ta arrestojë.

Mësohet se opozita nuk do të jetë kur Tahiri të mbajë fjalën e tij, pasi është parashikuar që anëtarët e saj të largohen pasi të kenë folur për integrimin.

s.a/dita

Share This Article
4 Comments
  • CINIZMI ENVERIST I RILINDJES EDVINISTE ESHTE ULUR KEMBEKRYQ NE PARLAMENTIN SHQYPTAR

    Po si mendon Edi Rama me Sajme Qorrin dhe Habilajt e tij do ta fuse AI Shqypnine ne BE duke kercenuar me ARMIQ te jashtem dhe te brendshem te Partise se tij te shpifur enveriste?

    Te pakten t’i kishte kerkuar falje Komisarit te Policise Dritan Zagani qe te lante duar si Pilati i Pontit kur uroi romaket qe kryqezuan Jezu Krishtin per fitorjen e madhe te Perandorise kunder hebrenjve te pabese.

  • Ky eshte arsyeja qe mban peng rrugetimin e Shqiperise drejt BE-se.
    Tahorri eshte shembulli me i mire se si e koncepton Rama vettingun “ad personam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *