Lindita Arapi*
Rekomandimi i fundit që Komisioni Europian ofroi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë shkoi paralelisht me deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron në fjalimin e tij në Parlamentin Europian (18.04), se nuk ka zgjerim të Bashkimit Europian pa thellim të unionit dhe reformim të tij.
Duket sikur ka qëndrime të ndryshme mes Komisionit Europian dhe vendeve anëtare për anëtarësimin e Ballkanit – nga njëra anë BE që jep sinjale të qarta kohore, nga ana tjetër vendet anëtare skeptike, apo një president Macron që kërkon më parë reformim të BE-së pastaj zgjerim.- Por a nuk mund të shkojnë këto dy procese paralelisht, pra reformimi e thellimi i BE-së dhe procesi i zgjerimit me vende të Ballkanit Perëndimor?
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti konservator gjerman, David McAllister thotë për Deutschen Wellen se këto dy procese mund të shkojnë bashkë. “Besoj se munden. Unioni ynë mund të bëhet më i fortë dhe solid para se të zmadhohet eventualisht. Kjo është arsyeja pse këtë vit Komisioni do të ndërmarrë një sërë iniciativash duke përmirësuar kornizën demokratike, institucionale dhe politike për një union të vitit 2025.”
“Gjermania e mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor por duke i qëndruar fort edhe kërkesës se vendet e rajonit duhet të plotësojnë kriteret në tërësi”, thekson McAllister.
Pa entuziazëm për zgjerimin!
E ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini është shprehur se procesi i reformimit të BE dhe ai i zgjerimit mund të ecin paralelisht. Sekretarja e Përgjithshme e Iniciativës Europiane të Stabilitetit, Alexandra Stiglmayer e mbështet këtë qëndrim. “Po kështu është, sepse të dyja proceset do të kërkojnë disa vjet, dhe ata nuk varen prej njëri-tjetrit. Ato mund të shkojnë paralelisht dhe në shtatë vjet mund të kemi vendet e para të Ballkanit Perëndimor që i bashkohen Bashkimit Europian dhe BE është reformuar ose të paktën ka marrë disa hapa për reformim.”
Por strategjia e zgjerimit të Komisionit Europian që përcakton madje edhe afate anëtarësimi, si vitin 2025 për Serbinë dhe Malin e Zi si vit anëtarësimi, nëse kryhen reformat e zgjidhen konfliktet rajonale, nuk ndesh në entuziazëm në vendet anëtare. Sekretarja e Përgjithshme e Iniciativës Europiane të Stabilitetit, Alexandra Stiglmayer thotë për Deutsche Wellen se “vendet anëtare janë të shokuara, e pyesin se ç’është ky dinamizëm i ri tani, jemi të lumtur që gjërat po lëvizin ngadalë. Ka diferenca në këtë drejtim, e disa nga vendet më skeptike nuk janë aspak të kënaqura me strategjinë e re të KE.”
Zgjerimi nuk është shumë popullor në shumë vende, si në publik edhe tek qeveritë, thekson Stiglmayer. “Megjithatë ato janë të vetëdijshme, se zgjerimi duhet të ndodhë dhe do të ndodhë një ditë, por të paktën jo në kohën e mandatit tim, kështu që le ta shtyjmë sa të mundim.”
Macron e ka lidhur qartë zgjerimin me reformat në BE, thotë Stiglmayer. Por realisht, në rastin më të mirë, anëtarësimi i parë do të ndodhë në vitin 2025. E nga ana tjetër është shumë e vështirë të parashikosh si do të jetë BE në këtë kohë.
*Bashkëautorësi me Marina Maksimovic. Deutsche Welle

Nuk ka lidhje reformimimi i BE me pranimet e reja .Asnjehere pranimet nuk kane qene te mbeshtetura ne kushte.Teoria e kushteve eshte vetem nje pretekst .Historikisht vendet e para qe iu bashkangjiten TPE vetem pranuan rregullat e perbashketa ,i kaluan ato ne rregulla dhe cdo gje perfundoi .Natyrisht ketu flitet per vende te zhvilluara .Me vone te gjitha pranimet e tjera jane realizuar duke u bazuar nga interesat gjeopolitike .U pranuan vendet qe dolen nga diktaturat e djathta ,Spanja ,Portugalia ,Greqia .Pastaj u pranuan te gjitha vendet ne kufi apo afer me Rusine ,balltiket,Polonia ,Cekia Sllovakia ,Rumania ,Bullgaria Hungaria,Sllovenia ,dhe me vone Kroacia .Sa me shpejt Rusi dilte nga katastrofa e Jelcinit ,aq me shpejt Gjermania vrapoi ti fuste te gjithe kete brez shtetesh ne BE ..Ballkani perendimor humbi interesin strategjik .Por kohet ndryshuan ,ne skenen boterore pervec ridaljes se Rusise ,u shfaq Kina ,nje gjigand shumplanesh ,me nje fuqi ekonomike ekspansioniste te frikeshme .Natyrisht BE,duke qene superfuqia e pare ekonomike boterore ,nuk mund te lere nje vrime te zeze ne mes te Europes e cila mund te perfshihet nen ombrellen politike ushtarake ruse dhe penetrimin e shpejte ekonomik kinez ,me miliardat ne dispozicion .Prandaj BE tashme ka vendosur pershpejtimin e pranimit .18 milione banore ,nje ekonomi pa influence nuk kane asnje rol destabilizues ne nje hapsire me mbi 500 milione banore dhe ekonomi gjigande .Te gjitha komentet e diskutime jane thjesht kalim kohe .Vendimet i marrin te medhenjte ,diskutimet e disa deliranteve ,qofte jashte qofte ne Shqiperi jane thjeshte barcaleta kafeneje .Ne na mbetet te perfitojme nga momenti dhe asgje me teper .Ne kete mes eshte pozitive qe kemi nje kryeminister te qyteteruar qe kerkon te beje nje fare shteti ,mbi germadhat dhe anarkine e Berishes dhe Nanos .
Hapi qe hidhet per Ballkanin Perendimore eshte pjes perberse e reformimit te nje BE-je kohore.! Kujdes ti rancez mos u tkurr kaqe shume se pjese e kesaj Evrope jemi edhe ne. Edhe ne se kemi ndonje Gabim me juve do ti permirsojme.! Ne kemi nevoj per juve dhe ju do te beheni edhe me te forte me neve.!
Secila detyre ne nji drejtim te pergjitheshem interresit nderpale.
Europa ne rreformim.Ballkani me reforma per pranim ne BE.
Parimi i mos humbje kohet.Nji rruge e dy pune Reformim – pranim.
Te dy palet kan interres te ndersjellet.Po ma shume interres duhet te kete vet Europa per anetaresimin e Ballkanit perendimor dhe ne pergjithesi.Asht ma mire pulat te jene ne kotec se jasht gardhit ti lira per t’iu nenshtruar dikujt tjeter qe ju rrofte rreformimi mandej.
Presidenti Macron ka folur aq qarte sa shpjegimet a sterhollimet jane humbje kohe! Ta gezojme rekomandimin per nisjen e hapjes se negociatave per anetaresim…e Bla bla bla!
Marconi salton ke Reformat ne gjasme BE , nepermjet te ciles pretendon te fitoje shteti i tij . BE-ja eshte nji loje bankieresh ku secili kerkon te terheq sa me shume nga Arka e BE- se . Mirpo Gjermani eshte e mbetet Gjerman . Reformat e recituara ne Französisch , nuk mundet te financihen nga taxapaguesi Gjerman qe sot per sot eshte nga te vetmit qe mbush Arken e BE -se . Pra Reorma sipas Marconit bie ne wc nderkohe qe BE – si gjithcka sot qe eshte ne nji proces zhvillimi Reformohet vazhdimishte . Se c’kan ndermend te bejne ne Shqiperine Rrospia Plak , kush ka nji fije truri i referohet Historise . Kush nuk ka jetuar ne Europe me shume se 20 vjet e s’njef mentalitetin e saj , si i shef ajo Shqiperine etj , ka te drejte ti referohet medieve te bla bla bla -se . Shqiptaret , per fat te keq , kan ngelur mental Po ata qe ishin dikur …