Ku u hap shtypshkronja e parë në Shqipëri?

Nela

Në Voskopojë afër Korçës është vendosur shtypshkronja e dytë në gjithë Perandorinë Osmane, pas asaj në Konstandinopojë.

Voskopoja është sot një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit.

Por ajo ka qenë dikur një qendër shumë e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330 dhe e përbërë nga shqiptarë, arumunë dhe grekë.

Veç shtypshkronjës së sipërcituar, atje u themelua Akademia e Re, një jetimore (e para në botën post-Bizantine), një spital si dhe 24-30 kisha unikale.

Voskopja u shkatërrua nga disa djegie të njëpasnjëshme: në 1769 nga osmanët, në 1788 nga trupat e Ali Pashës që e rrafshuan përfundimisht.

n.s. / dita

Share This Article
10 Comments
  • Po cfare trupash te Ali pashes?Voskopojen e shkaterruan Derebejte e Turqise me nxitjen dhe financimin e Patrikanes Greke te Stambollit.Pas eleminimit te Patrikanes rivale te Ohrit me ndihmen e sulltanit,Patrikana greke e Stambollit eleminoi edhe financuesin e patrikanes se Ohrit,Qytetin tregtar te Voskopojes.Patrikana e Ohrit ishte Patrikana e perbashket e popujve JOGREKE TE BALLKANIT.Vlleheve,bullgareve,rumuneve,shqiptareve.

  • Ka qene gjyshi i Uran Butkes,Sali Butka qe e ka djegur per
    ta plackitur,shkateruar,kundrejt lekeve te dhena nga disa turkoshake te kohes.Shkoni sot ne Voskopoje dhe te degjoni cfare thone me te mocmit e saj per Sali Butken.
    Sali Butka ka qene kacak,cub qe grabiste karvanet tregetare te kohes,apo vinte gjoba njerezve puntore.Per keto cublleqe,uran Mutka,”permbysi” arshivat dhe e beri hero e patriot.TURP!

    • Ta paskan mesuar historine shume keq or trim. Sali Butka ishte krahu I djathe I Themistokli Germenjit dhe Petro Ninit(te dy patriote ortodokse keta te fundit). Ne ate periudhe te veshtire per kombin shqiptar ku ne jug te Shqiperise andartet greke po benin masakra te papara ne popullsine civile(shiko masakren e Panaritit) Voskopoja fatkeqesisht u be qender filogreke ku valvitej flamuri grek. Ne arkivat e histories gjendet dhe leterkembimi I Sali Butkes me kreun e Voskopojes Kryekomunari Lluka Fundo. Sali Butka nder te tjera u kerkonte “te ulnin flamurin e grekut, dhe te ngrin flamurin shqiptar te Skenderbeut”. Pergjigja qe mori , edhe kjo sipas letrave ne arkiva ishte” nuk u be kemba e qelbur e shqiptarit, te shkele token e shenjte helene”. Pas kesaj ndodhi ajo qe dihet. Nuk e di, dhe mbase na I shpjegon ti, meqe paske njohuri per kete ngjarje, se nga doli Voskopoja toke helene. Gjyshrit tuaj ne vend qe te mbyllin gojen per turpin e bashkpunimit me andartet greke, bejne edhe shtrembim te histories si gjoja lufte fetare. Lexo se cfare thoshte per Sali Butken ne ate kohe gazeta e Korces “Lidhja Ortodokse” dhe do te hapesh syte e te zgjohesh nga gjumi. Burra si Sali Butka lindin shume rralle. Tung

  • Ore, ne cilin vit u hap shtypshkronja??????!!!!!!

    Te thuash, qe i shte shtypshkronja e dyte pas asaj te

    Stambollit, dhe te thuash pastaj, qe e shkaterruan

    Osmanet, duket qarte qe mashtroni sheshit.

  • Arben
    Osmanet ishin as ma pak e as ma shme si PD sot.
    Ndersa per ate kohe jam ne nji mendim me Ty.Por praktika qe flet per ate kohe i pershatet PD sot.Zaten kjo PD para se te krijohesh mburrte zhvillimin e vendit me ushtrimin e korrupsionit.E deklaronin vete diletantet simpatizant qe do hulleshin tek gjiri i PD-ke mbas krijimit, ku virrnin deri ne te dale te damarve ne qafe nuk ka zhvillim pa korrupsion dhe fap dy gishtat drejt qiellit lart.
    Tashti duhet te rishikojme kuriozitetin qe sjelle historia mbi berthamen e pikenisjes se te cilit vend i takon djepi i kultures ne Shqiperi.Ku Voskopoja e ku Shkodra.

  • Per te treten here Voskopoja eshte djegur ne vitin 1916 nga Sali Butka. Me kete djegeje mori fund Voskopoja. Manastiri i shen Prodhonit te Voskpojes eshte deshmitare i krimeve te Sali Butkes pasi Voskopojaret e kujtojne sot se mbi manastire eshte hapur nje varre masiv ku u hodhen 40 banore te Voskopojes dhe u varrosen nga Saliu me trimat e tij kacak e hajdut. Vajti Uran Butka para disa vjetesh ne Voskoje per te kerkuar votat per tu bere depute t i parties demokratike por nuk u be dhe Voskopojaret i thane “Nuk te japim vota se je nipi i Sali Butkes qe na ka djegur, vjedhur e vrare”.

  • Ne 1916 Sali Butka cliroi Voskopojen nga Andartet Greke.Masakruesit e popullit shqiptar te Kolonjes,Leskovikut,Permetit,andartet greke te Venizellosit te financuar nga ushtria franceze u grumbulluan ne Manastiret e Voskopojes per te shenuar kufirin grek.Para se patrioti Sali Butka me ceten e tij te sulmonte andartet greke,i dergoi leter paralajmerimi nje dite me pare banoreve te distancoheshin nga kriminelet greke.

  • Voskopojaret e dine mire dhe Uranit ja perseriten gjemat e gjyshit te tij duke vrare, plackitur e djegur voskopojen njelloj si kishin bere me pare turqit e sulltanit dhe pashai i Janines. Prandaj i thane voten nuk ta japim dhe nuk ja dhane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *