Aksident në Elbasan, makina përplas 45-vjeçaren dhe largohet

Ornela

Një automjet ka përplasur një 45-vjeçare në aksin rrugor që lidh Elbasanin me ish-kombinatin Metalurgjik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës.

Policia njofton se makina që ka përplasur gruan 45-vjeçaren, identitetin e të cilës nuk e bën ende publik është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, viktima është shoqëruar për në Spitalin e Elbasanit, ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia është vënë në lëvizje për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të autorit të ngjarjes.

Një ditë më parë, një aksident i ngjashëm ndodhi në Pogradec, ku një makinë Volkswagen Polo përplasi një të moshuar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *