Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë për Shqipërinë dhe Kosovën. Me një shënim në faqen e tij në FB, Rama njofton se dy vendet tona kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”.
“MIRËMËNGJES ? dhe me lajmin e bukur se Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore dhe lidhjen me korridorin “Via Dinarica”, cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar, ju uroj një fundjavë të qetë ?”- shkruan Rama.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe organizata simotër në Kosovë CDF (Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve) kanë filluar punën për zbatimin e këtij projekti që financohet përmes fondeve IPA Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri.
Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh të Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor, i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.
“Via Dinarica” vlerësohet në Planin Kombëtar Sektorial të Turizmit të Alpeve Shqiptare (PKST) si një ndër itineraret turistike më të rëndësishme që duhet zhvilluar. “Via Dinarica” është një shteg 2,000 km i gjatë dhe përshkon Slloveninë, Kroacinë, Bosnje – Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
Shqipëria dhe Kosova do të punojnë së bashku për një sërë ndërhyrjesh në përmirësimin e infrastrukturës turistike, rigjallërimin e shtigjeve malore në të dy anët e kufirit, rritjen e aksesit për të apasionuarit e ecjes në këmbë dhe me biçikleta, etj.
Qëllimi është përfshirja e një numri shtigjesh në Alpeve Shqiptare në itinerarin e Via Dinarica, tashmë pjesë e platformës globale për turizmin malor i cilësuar nga revista National Geographic Traveler në vitin 2017 si një ndër vendet më të mira për t’u vizituar.
“Via “Dinarica” është një korridor kulturor që në mënyrë natyrore përmes shtigjeve të reja apo ekzistuese lidh shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetet, duke shpërfaqur një larmi mbresëlënëse pejsazesh e traditash.
Në thelb jo vetëm nxitet potenciali i të gjithë rajonit për turizëm, por njëkohësisht synohet edhe zhvillimi i zonave rurale të thella përgjatë shtegut dhe rritja e mirëqenies së popullsive lokale nëpërmjet nxitjes së shërbimeve turistike.
Gjatë vitit 2017, FSHZH është përzgjedhur si partner në 6 projekte të financuara nga Programet CBC/Bashkëpunimit Ndërkufitar. Këto projekte kanë fokus zhvillimin turistik dhe novacionin në mjedis. Projektet në total kanë një vlerë prej 1 milion ruro dhe kanë filluar zbatimin në fillim të vitit 2018.
Alpet e Shqipërisë, renditen në majën e këtij itinerari, Via Dinarica, për shkak të mjedisit surprizues.
Synimi është që të realizohet kombinimi i duhur mes turizmit të aventurës dhe autenticitetit. Maja të ashpra, shtigje të markuara, banesa tradicionale, ushqim i freskët dhe mikpritje nga vendasit.
Kjo është ajo që ofron projekti itinerari Via Dinarica, me impakt në shtimin e një fluksi të ri turistësh, përmes një ane të re të turizmit, e pa eksploruar më parë në vendin tone dhe me shtrirje gjeografike rajonin e Ballkanit./ ATA
o.j/dita

LAJMI I MIRE ASHT KY:
Iku Turkia, erdhi Amerika.
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-a, nis zbarkimi i arsenalit.
Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqiprisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-së,tani më kanë filluar të zbarkojn arsenalin…
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës në SHBA zhvilloi një takim me sekretarin e Mbrojtjes James Mattis. Gjatë takimit Xhaçka kërkoi nga SHBA që NATO të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri për të demonstruar se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët.
Ministrja shqiptare u sugjeroi amerikanëve të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria paraqiti disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare në mënyrë dypalëshe me SHBA ose NATO-n. Aktualisht SHBA ka një bazë ushtarake në Kosovë, ndërsa krijimi i bazave tjera në Shqipëri do të thotë më shumë të ardhura për vendin tonë.
Bien dakort, Shqipëria dhe Amerika të sjellin 3 baza Amerikane në Shqipëri, priten të vijnë në Shqipëri muajin Maj të këti viti, 120 avion ushtarak, 10 mij blinda, lloj lloj mjetesh e sisteme raketore, Shqipëria do të jetë kryeqendra e Ballkani kundër RUSISË. Sot në Shqipëri erdhen 33 helekoptera Apaçë në Zadrime të Lezhës, për mbrojtjën e tyre në tunele, priten të vijnë edhe 120 avion dhe blinda.
http://botasot.info/shqiperia/875469/shqiperia-kryeqendra-e-ballkanit-per-bazat-e-shba-ve-dhe-nato-a-nis-zbarkimi-i-arsenalit/
Lajme te mira nga bunkeri Surrelit nuk presim.Perderisa te ka vajtur mendja tek SHTEGU I DHISE,kjo do te thote qe ke vendosur te taxosh edhe shtigjet,monopatet,dhiaret e Malsise.Aty nuk kalojne vetem dhite dhe dhente.Aty neper ato shtigje kalojne edhe ujqit dhe arinjte,si ata qe i vune flaken postblloqeve te taxave ne rrugen e Kukesit.Ti nuk e di kengen e Isuf bej Vrionit,kur shkoje te mbledhe taxat ne Mallakaster.
E drejte po ktyre iu kane zeze syte projektet liberale si te evropes qe ndryshe nisen si qellim, po ndryshe bitisen
Do ta thyejn koken dhe atehere do paguaje jo kta, po shqiptari i se ardhmes.
Keto sharlatani EDI RAMA nuk jane njoftime qe i jep nje kryeminister. Kur nuk din me bere njecke pune, leri brockullat.
Keto njofime lerja mediave, agjensive dhe maksimumi ministrise qe perfshin turizmin, shoqatave te alpinistave dhe te natyres.
O EDO hiq dore nga broqkullat se je edhe gjithe ky burre i gjate, pak si torollak. Mos nga gjatesia qe ke si trup shikon prej Tirane Alpet Shqiptare. Nga Tirana shikon vetem Malin e Dajtit, qe ne rreze te tije ke bere ne Fshatin Surrel nje shtepi.
Se me çfare biznesi dhe fitimesh e ke bere kete nuk e dime. Jam i bindur se me ndonje pisllik e ke bere. Keto shikohen nga Tirana.
As Mediat kazan nuk merren me lajme te tilla.
Ato merren me ca tha saliu, si ia ktheu paloqja, si lufton nenemadhja monique kundra shtetit te kapur nga rama, dylyftimet e bashes kundra bajlozit te hashashit, etj.
Maksimumi kazanet ulin tensionin politik me naj kronike te zeze krimi, aksident aitomobilistik, vetvrasje. Po dhe cicat e bythet e kurvave boterore a vendase.
Si mundet qe ramavicerit te anashkalojne istitucione prestigjoze, germime arkeologjike si dhe albanologjike te vertetuara me dokumenta historike mijra vjecare se popullsia me e madhe eshte ilire ne Slloveni,Kroaci,Mal te Zi,Kosove,Maqedoni,e Shqiperi,pa harruar ne Greqi dhe pakica etnike ne Serbi!Ne kete konteks perse kjo vije nga Lubjana,Zagrepi,Potgorica,Kosova dhe Shqiperia me shumice ILIRE te popullsise te quhet vija “Dinarica”apo se ngaqe eshte influenca serbe dhe e liloserbeve ne krie te pushteteve mbeten filoserbet?Turp,marri dhe krim sebashku kur kerkon te dhunosh rrealitetin.Kjo vije duhet te quhet Vija ILIRIA,keshtu ne plotesojme nje rrealitet mijra vjecare dhe pjesen e dinarices le ta mbajne sllavet,pra pushtuesit e pjeseve te ILIRIS.Valuta ILIRE ka mbi 2700 vite e levruar para dinarit seb,dhe kjo eshte mese e vertete sikurse dhe vete perendite ilire Zeusi,Aferdita,Posejdoni,etj.Mjaft me,me emertime sllave qe nuke perputhen me lashtesine e ILIRIS ne mijevjecare.Ne te kunderten keto filoserb pushtetrrebyesish rrugen vije qe kalon ne Alpet shqiptare ta emerojne Vija ILIRE.Kurse turpi le ti mbese ne dere ilirio sllavofolesve.Dhe se fundi le te quhet Vija ILIRIA-Dinarica.Politika Shqiperi-Kosove nuke duhet te bije preh e djallezive serbofileve qe i kane ne krie te pushtetevd.Mjaft eshte MJAFT.Shqiptaret dhe ata popuj qe e ndjejne veten pasardhes te ILIREVE nuke duhet ta tolerojne apo t’ja falin kete mohim sundimtareve te Tyre.Nje popull qe hesht,bie gjithmone viktime e heshtjes se Tij.Beso dhe protesto per me te miren e mundeshme njerezore,ne nderim te vetes dhe brezave qe vijne pas.
NATO- Duhet te zbrese ne Shqiperi per te arrestuar ban-
den e KaATERSHES: Berishen- Bashen -Meten dhe vri-
e katert te kavallit Adriatik LLallen,gomarin e dasmes te
trinomit te lartcituar.
Sepse ndryshe pa zbarkimin e Amerikes asgje nuk do te
ndodhe: politikanet tane,te gjithe pa perjashtim jane te
frikesuar nga Vettingu sepse te tere jane te perlyer nga
kortupsioni,pa perfshire ketu malin me krime qe rendon
mbi trinomin e permendur me lart.
Berisha- Meta- Basha perbejne trunviratin e MAFIAS shqiptare. Eshte kjo aresyeja qe per te shpetuar lekuren
dhe pasurine e tyre ky trunvirat ka vetem nje alternative,
qasja me RUSIN dhe kjo qasje nuk ka qene nje inisiative
e vete Bashes por e sygjeruar dhe e urdheruar nga Beri-
sha dhe Meta, qe perben te vetmen “anije shpetimi” te
kesaj bande duke u hedhur ne preherin e ruseve. Nese
kjo qe deklaroj une ve BAST me cdo cmim. Prandaj jam
plotesisht dakort me zonjen Xhacka qe ne Shqiperi te
vendosen jo nje apo dy baza ushtarake por te zbarkoje e
gjithe NATO per te vene lare hesapet me bandat mafioze
te Sali Berishes dhe Ilir Metes,ndryshe ky vend eshte i
destinuar te zhytet gjithenje e me thelle ne llumin e kirrup
sionit dhe te kaosit, ku shkaktaret kryesore i di cdo shqip-
tare me dy gisht balle.
Ne se u be dikushi si Greqia,eshte bere prej pareve Amerikane per dy bazat e saj dikur ne Greqi.Ne nje vit Greqia merrte per keto dy baza 5 milliard dollare qyl.Ne se dikush mendon se nje baze Amerikane apo e NATO-s paraqet rrezikshmeri per vendin,me pare duhet te kundershtonte hyrjen ne NATO.Nuk mund te perfitosh mbrojtje prej NATO-s dhe nga ana tjeter t’i trembesh pasojave prej qenies te bazes ne Shqiperi.O prano pasojat ose beji derman kokes,rruge te mesme njuk ka.Per nje Shqiperi me fqinje jo dashamires nje Neutralitet as qe behet fjale…
Me sa di,ky propozim per baza tek ne eshte bere,por jo se eshte mirratuar.
Ky Tedeskini “di” shume,por nuk ja di burimin…
Prej Pentagonit apo departamentit te Mbrojtjes te Amerikes nuk e ka ,por e ka prej “Bota Sot” nje agjensi qe nuk ja vlen te merresh me te e te humbasesh kohen…