Sali, 8 Dhjetori është i studentëve, yti është 8 Nëntori

anazapta

Sipas informacioneve nga brenda “bunkerit PD”, krye-bunkeristi Sali Berisha ka menduar të përkujtojë 22 vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990, duke inskenuar e financuar disa takime false me të “rinj të zyrave të pushtetit”, përpara të cilëve “anti-kmunisti” i varkave dhe oxhaqeve të “kullës” së diktatorit e bllokut, do të vet-shpallet “heroi” kryesor i kësaj dite të mëdhe. Edhe pse është “Dita e Rinisë”, plakushi komunist Sali Berisha, ka planifikuar ta shfrytëzoj këtë ngjarje për të përvehtësur lëvizjen studentore si “pronë personale”. Këtë marifet Sali Berisha e ka bërë çdo vit duke e nisur që bnë vitin 1990, kur u fut mes studentëve “si mik i tyre”, por u bë uzurpator i lëvizjes dhe idealit të tyre, duke e përvehtësuar dhe duke e kthyer në pronësi të tij, të familjes e klanit të tij për 22 vjet. Ata që nisën lëvizjen, studentët dhe intelektualët idealistë të vërtetë nuk janë më në PD-në e krijuar prej tyre, madje shumica nuk janë as në Shqipëri, madje nuk janë as gjallë.

 

Që në momentin që “desanti” i sigurimit të shtetit dhe ish-bllokut komunist Sali Berisha u fut në lëvizjen studentore, që prej momentit kur uzurpoi kreun e PD e qysh kur u vendos në krye të pushtetit të D, nisi gjuetinë shtrigave, duke sapstruar gjtihë studentët e dhjetorit ’90, duke i kërcënëuar, shantazhuar, eleminuar, arrestuar, burgosur me prapaskena e surgjynosur me presione jashtë kufijëve. Ai që ka mbetur nga ajo kohë në PD e në krye të saj është vetëm komunisti Sali Berisha, 22 vjet sundues intrigat, djallëzor, prapskenist e i dhunshëm ndaj demokratëve të e idealistëve të vërtetë të atij dhjetori historik. Sot në 8 dhjetor 2012, Sali Berisha nuk ka kurojon dhe moralin të festoj me ish-studentët e dhjetorit 1990, sespe ata i ka spastruar që në 5 vjetorin e parë.

 

Sot Saliu do takohet me të rinj që në vitin 1990 nuk kishin lindur ende. Dje këtyre do t’u rrëfej përralla për “bëmat e tij anti-komuniste”, për “trimëritë në rrëzimin e komunizimit”. Saliu do të jetë nesër përballë të rinjve të administratës dhe ca nxënësve shkollash krejt i vetmuar, i djegur politikisht, i ndotur si kryeqeveritar, i kriminalizuar si njeri, i plakur, i lodhur, i degraduar shpirtërisht, i konsumuar moralisht. Këta të rinj, të cilëve Saliu do t’u flas për lëvizjen studentore të dhjetorit 1990, ndoshta nuk e dinë se cili ka qënë Sali Berisha i përpara vitit 1990, por mund të pyesin prindërit dhe gjyshërit e tyre, të cilët ia dinë mirë “biografinë” e cia I ka gjurmët që në moshën 24 vjeç, në datën 8 nëntor të vitit 1968, kur Saliu u bë komunist.

 

– Eshtë SALIU i përkëdhelur i guzhinës, varkës dhe oxhakut të familjes së ish-diktatorit.

– Është SALIU i vilave dhe plazheve të byroistëve, ku pushonte së bashku me ta.

– Është SALIU i zyrave të kuadrit, ku bëheshin biografitë e intektualëve.

– Është SALIU i kryesive të ish-Frontit Demokratik dhe ish-“Këndeve të Kuqe”, ku demaskoheshin “armiqtë e partisë”.

– Është SALIU i komisioneve të dëbim-internimeve të intelektualëve e familjeve të Tiranës që nuk donin diktaturën.

– Është SALIU i podiumeve të byrosë së PPSH dhe kongreseve, i “përzgjedhur nderi” në përvjetorët e diktaturës komuniste.

– Është SALIU i luftës kundër çfaqjeve të huaja dhe dënimit të të rinjve studentë.

– Është SALIU i përgjimeve të kolegëve mjekë, të studentëve e komshijëve në lagje dhe bllokun ku banonte.

– Është SALIU i hetuesisë e gjyqeve të diktaturës, ku raportonte e dëshmonte me bllok në dorë e me aparat inçizimi, gjithë veprimet dhe shprehjet “anti-parti” të kolegëve, studentëve e shokëve të tij.

– Është SALIU, ish-spiuni aktiv i policisë sekrete të diktaturës, që shërbente me vigjilencë në zbulimin dhe denoncimin e “armiqëve të partisë e komunizmit”.

– Është SALIU i gjyqeve të diktaturës komuniste, ku përveçse dëshmonte kundër “armiqëve të partisë”, kërkonte dhe pushkatim e varje në litar për ta.

– Është SALIU, që në Dhjetor 1990, kërkoi me forcë me zë e me figurë, që të mos lejohej pluralizmi politik, besimi fetar dhe prona private.

– Është SALIU, që në Dhjetor 1990 kërkoi që në Shqipëri të vazhdonte rolin udhëheqës vetëm partia komuniste e të mos lejohej krijimi i partive opozitare.

– Është SALIU, që u fut mes studentëve si misionar i diktaturës dhe sigurimit të shtetit, për të manipluar e asfiksuar lëvizjen studentore “Dhjetor ‘90”.

– Është SALIU, që në mitingun e shpalljes së pluralizmit në “Qytetin Studenti”, tha: “Kërkoj nga ju studentë, që të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për shokun Ramiz Alia, ideatorin dhe krijuesin e plulalizmit shqiptar”.

– Është SALIU, i cili spastroi PD nga nismëtarët e lëvizjes së dhjetorit dhe themeluesit e PD, duke i zvendësuar me llumin e PPSH, me hetues, gjyqtarë, prokurorë, gardianë e xhelatë burgjesh.

– Është SALIU, që ka përdhsur idelaet e dhejtorit ’90, duke kthyer qeverisjen e PD në në bandë krimi e korrupsioni.

– Është SALIU, që në premtoi futje në Europë dhe e ka çuar vendin në humnerë ekonomike e shoqërore.

– Është SALIU, që shkeli idealin kombëtar shqiptar, duke copëuar e shitur atdheun tek të huajt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *