Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, kritiku i ashpër i Bashës, duke komentuar sot zhvillimet e fundit në PD, nuk ka kursyer akuzat dhe ironinë në adresë të kryedemokratit.
Sipas Patozit, krahasimi që po bëhet sikur Basha po ndjek modelin e Presidentit të Kinës, Xi Jinping, janë fyerje për popullin vëlla kinez.
Postimi i Patozit
Mos e krahasoni kot me Kinën
Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë përjetë në atë post.
Më duket pasaktësi e madhe, përveçse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kane dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit.
o.j/dita
