Përse James Bond mund t’ju nxisë të porositni një Martini?

entela

Të rinjtë, të magjepsur nga skenat e filmave me pije ‘shik’, priren të konsumojnë më shumë alkool, ka zbuluar një studim i ri.

Shkencëtarët analizuan mënyrën sesi ndikohej shija e njerëzve nga pijet që portretizoheshin në filma. Ata i treguan 159 studentëve të moshës 18-30 vjeç klipe të ndryshme filmash ku konsumohej alkool.

Më pas i pyetën sesa të përfshirë u ndjenë në film dhe nëse patën dëshirë të konsumonin të njëjtën pije. Shembulli më i qartë i këtij studimi është skena e famshme e filmit James Bond dhe Martinit që ai konsumon.

Në përfundim u zbulua se shfaqja apo reklamimi i alkoolit në filma dhe jo vetëm, i nxit të rinjtë që të jenë më pijedashës. e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *