Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor, Albano Alikon.
Burime nga Prokuroria e Tiranës janë shprehur për Top Channel se objekt i hetimit nuk është mbyllja e pikave të tregtimit të karburantit, por skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit, skemë e cila dyshohet se është krijuar nga Aliko.
Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro.
“Gulf” ju blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.
Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Për këtë arsye, përveç shpalljes në kërkim policor të menaxherit kryesor të “Gulf”-it në vendin tonë, Albano Aliko, prokuroria i ka kërkuar Tatim-taksave si dhe bankave, që të bllokojnë çdo aset apo llogari që ka lidhje me kompaninë “Gulf”, në mënyrë që të përdoren për të minimizuar sadopak vlerën e dëmit financiar që ka shkaktuar.
“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.
Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale.
o.j/dita

Shume mire shume mire ! Por jo mjaftueshem ! A e dini ju se ne Shqiperi per 27 vjet lulzojne me 100 ra mijera skema mashtrimi ?!! Me e madhja ishte ne vitin 1997 ! Por mbas 1997 lulezuan te tjera skema mashtrimi si ajo e Rruges Kombit, Gerdecit, ARMO , Chez, Skanerave te Doganes., E huaaaaa..! sa shume jane ne keto 27 vite !
Nje skem mashtrimi kapet me mijra te tjera lindin ! Ndaj dhe shqiptaret jane te varfer dhe nuk kapin dot standartet europiane !
Ne krye te skemave te mashtrimit jane politikanet, qe diten bejn rolin e Goditesit te korrupsionit dhe naten ndajn bashke planet dhe skemat e mashtrimit !
Duket sikur luftohet, sikur punohet, por gjendja nuk ndryshon !
Skemat e mashtrimit I mbajne gjalle Partite politike aktuale ! PD PS LSI !
Shqimeria eshte e mbytur me SKEMA MASHTRIMI deri ne gryk !
Ku eshte ky debili EDI RAMA qe na çau trapin per dite me rritje taksash, tatimesh, akcizash ne te gjitha drejtimet si per taksapaguesin shqiptar dhe biznesin e vogel. Kurse firmat dhe kompanite e medha qe kane fituar tendera dhe konçesione ne momente te caktuara, ne menyre te papritur na dalin me humbje ose zhduken duke marre me vehte shuma marramendese parash, duke mos perfunduar asnje pune.
O EDO e ke mbushur kupen dhe mos na del as ne publik dhe as neper media se je bere prototipi dhe perfaqesuesi dhe mbrojtesi i maskarenjeve dhe delingjinjeve me fjale boshe, me broçkulla, si karagjoz qe je. Per çfare je kryeminister per te arrestuar varfanjake dhe njerez te pafajshem si ato te Kukesit dhe ato qe nuk kane pare me paguar energjine elektrike. Yt rrace e poshter.
o, ” A” nuk arreston Rama por drejtesia.Nuk eshte e veshtire per tu kuptuar n.q.s njeriu kerkon te thellohet sadopak
Ore a ekziston shteti ne Shqiperi.apo jo ?? Ca jane kto plehra qe e kan ber si mode kte pune ?
Dhe te gjith keta pisa te lidhur me shtetin, me berishen , me meten , me ramen
Kete skeme mashtrimi e filloj Taci qe u suportu nga berisha, e vazhdoj Adrian Xhillari , Beso me suportin e rames, Alban Aliko me meten dhe si vijon te gjithe asgje nuk pesojne
Shtet hajdut me te majt e te djatht
Te arrstoj policia aksioneret e tjere qe jane pjesetare edhe te Alpeti
Po po manaxheret ata e kane fajin….
Ata mashtruan dhe leket i moren bossat pasi pastruan ca lekë ne Albania State of Ignorance!!!