Dekreti i Nishanit: Parlamenti i ri mblidhet në 9 shtator

anazapta

Presidenti i vendit, Bujar Nishani, dekretoi sot mbledhjen e legjislaturës së re të Kuvendit të  Shqipërisë.

Kuvendi i ri, i dalë nga votat e 23 qershorit, do të mblidhet në seancën e parë të legjislaturës së re, në datën 9 shtator, në orën 18.00.

“Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00“,  shkruhet në dekretin e kreut të shtetit.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *