5 persona të bllokuar në mal, një helikopter niset drejt tyre

Dita

Pesë persona nga Tirana, të cilët ishin nisur për ekskursion, kanë mbetur të bllokuar në malin e Tomorit këtë të shtunë.

Personat në fjalë raportohet se kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur kanë humbur orientimin.

Ndërkaq, ministria e Mbrojtjes ka thënë se pas ndihmës së kërkuar prej tyre, një helikopter i Forcave të Armatosura është nisur drejt zonës për të ndihmuar në evakuimin e të bllokuarve.

Mali i Tomorit është një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, të cilët herë pas here bëjnë peligrinazh në vendin e shenjtë që ndodhet aty.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kosto e operacionit 1000 Euro.

    Keta zoterinjte, a e pyeten popullin, nese ishte dakort

    te paguante 1000 euro per ta, qe te benin ata qejf??!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *