Pista e biçikletave rreth liqenit të Seferanit në Belsh është shembulli më i qartë se si paratë e taksapaguesve shkojnë dëm. Kjo pistë e ndërtuar një vit më parë, tashmë është kthyer në një pistë noti, pasi rreth 500 metra të saj janë mbuluar nga uji.
Kjo pistë biçikletash u ndërtua nga qeveria shqiptare, e cila synonte ta kthente këtë zonë në destinacion turistik. Por ndërtuesit e pistës, mesa duket, nuk e kanë llogaritur nivelin e ujit.
“Niveli i gjolit ka qenë më lart. Rruga është bërë gabim, duhet të ishte bërë më lart sepse hyn në ujë”, tregojnë banorët.
Sipas banorëve të zonës, niveli maksimal i liqenit të Seferanit është rreth 70 cm më lart, dhe investimi në të është i ndarë në tre lote, ndërkohë që ka përfunduar vetëm loti i parë.
Projekti parashikon vijimin e pistës së çiklizmit turistik, ndërtimin e njësive akomoduese dhe amfiteatrin.
s.a/dita

Nuk mund te bej kurre kompani ndertimi nje i pashkolle dhe nje hajdut
Ketu duhet te nderhyje prokuroria te arrestoje administratorin e kompanise por dhe ate qe ka firmosur ne emer te qeverise. Cdo dite po shohim se si abuzohet me taksat e shqiptareve. Para disa ditesh pame shkaterrimin e lagunes ne Qerret te ndertuar vjet nga vellezerit hysa. Para nje viti rreshqitjen.e kodres te curilat te ndertuar nga fusha co.
Se kuptoj a i kontrollon njeri nga shteti keto punime apo thjesht ndajn pazaret me tendera
Imagjino te ndodhin ne vende te tjera keto madakra..
te pashkolle e hajdut jane te gjithe qe nga 1991…..parat i do ti kthehwn popullit kush e prish e cdemton ky duhet te jete ligj….
Ka qene “I mencur” projektuesi dhe realizuesi I projektit.
Keni degjuar per cirqet me femra qe kryejne balet nen uje? Ja keshtu ka menduar dhe projektuesi dhe realizuesi,te beje gara ciklistike ne uje,pra nje “shpikje” e re turistike….
cik me avash ai yryshi i investimeve te Rilindjes Urbane. Mos shikoni gjith nga Veliaj se ai ka kryeqytetin.
Uleni ritmin ne favor te kontrollit te cilesise
BAshkite dhe pushteti vendor jane skandal
Autoret e zbatuesit ne burg pa hetuesi se s’ka resurse, ne gjykata te vendosen prioritetet per ceshtjet qe gjykohen me perpara ne liste. Ne burg te kalben autoret.
Por mund te bahet nji dige afersisht 1 m naltesi ne mbrojtje te pistes se bicikletave.Si do te shkojne punet keto jane tradita alla shqiptarshe.Mbasi kryhen punimet fillojne matjet.
Ore nuk eshte problemi tek investimi i gabuar,se firma katundare jane keto.E keqja e ketyre eshte rreziku i atij brezi betoni nen uje.Do hidhen femijetr ne uje do thyejn koken.
“Mos kini merak, populli nuk ka paguar asgje,
i mbulon buxheti i shtetit”
Arben Ahmetaj
Ekspertet rilindjote hahaha. Ore shoke poper keto para te hedhura ne lume kush do te shkoje ne burg, apo burgu vlen vetem per te vobektit qe nuk paguanin dot faturat. Ku jane dy D’Artan- janet, Shkreli me Lamen qe nuk humbin rast per te mburrur punet e bukura qe po bejne.