Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje ushtrisë izraelite që të mos përdorë forcë ndaj protestuesve të paarmatosur, si dhe ka kërkuar hetim të plotë ndaj vrasjeve të katër personave në protestat e fundit në Rripin e Gazës.
“BE i bën thirrje forcave të mbrojtjes së Izraelit që të mos përdorin forcë vdekjeprurëse ndaj protestuesve të paarmatosur”, ka thënë përmes një deklarate zëdhënësja e Përfaqësueses për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.
“Siç e kemi thënë në vazhdimësi, prioritet duhet të jetë parandalimi i çdo përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës dhe humbjes së jetëve”, vazhdon të thuhet në deklaratë, ku po ashtu bëhet thirrje për një hetim të plotë, në mënyrë që të merret vesh se çfarë ka ndodhur realisht.
Të premten, katër persona, duke përfshirë një person me nevoja të posaçme dhe një 15-vjeçar, u vranë gjatë përleshjeve në mes të forcave izraelite dhe protestuesve në kufrin Izrael-Rripi i Gazës, shkruan rel.
Prej disa javësh palestinezët po protestojnë në Rripin e Gazës, nga ku 39 palestinezë janë vrarë, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës.
Palestinezët protestojnë për rikthimin e refugjatëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre, të cilat gjenden tashmë në territorin që i takon Izraelit.
s.a/dita

Sionistet njohin vetem nje gjuhe.
Bombat