De Niro dhe Meryl Streep së bashku në një film

anazapta

Ata janë dy prej veteranëve të Hollivudit. Me një karrierë të shkëlqyer dhe tre filma ku janë shfaqur së bashku, Meryl Streep dhe Robert de Niro nisin një tjetër bashkëpunim. Ata do të luajnë së bashku në filmin “The good house”, i bazuar në bestsellerin e Ann Leary. Skenografia e Michael Cunningham, fitues i një çmimi “Pulitzer” për romanin “Orët” dhe eksperienca e dy aktorëve të mëdhenj të Hollivudit pritet ta shndërrojnë në sukses produksionin e “ßFilmNation Entertainmen”. De Niro dhe Meryl Streep kanë luajtur krah njëri-tjetrit në tre filma: “Gjahtari” (1978), “Të dashurohesh” (1984) dhe “Dhoma e Marvinit” (1996).

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *