Shitjet online, Amazon ofron edhe vepra arti

anazapta

Amazon.com vijon të zgjerohet. Krahas librave, elektroshtëpiakeve, ushqimit dhe muzikës, që dje në faqen e internetit janë në shitje edhe vepra arti. Nga artistët bashkëkohorë deri të veprat origjinale të Monet apo Warhol mund t’i blesh me një klik.

Kolosi I tregtisë online ka inauguruar dje kanalin e ri të shitjeve online, që mban emrin Amazon Art, i cili ka vënë në dispozicion të blerësve potencialë një katalog prej 40 mijë veprash arti të rreth 4500 artistëve. Veprat vijnë nga koleksionistët e veprave të artit dhe galeritë në SHBA, Britani të Madhe, Holandë e Kanada.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *