Juve-Napoli, ndeshja nis me “revoltën” e Sarrit

Dita

Juventus-Napoli është më tepër se sa një ndeshje e Serie A, sepse rezultati i ndeshjes së sotme mund të përcaktojë edhe finishin e këtij sezoni për dy ekipet.

Diferenca prej 4 pikësh mes dy ekipeve, ndërsa janë pa u luajtur edhe 5 javë, ka shtuar edhe më tepër tensionet mes Juventusit dhe Napolit.

Por një prej tyre që nuk e ka përballur dot presionin, duket se ka qenë edhe trajneri i Napolit, Sarri.

Ky i fundit është parë të tregojë gishtin e mesit tifozëve të Juventusit në prag të fillimit të ndeshjes.

Një gjest që duket se nuk u ka shpëtuar mediave italiane ( Sarri shihet duke reaguar në fotografinë e mësipërme).

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *