Dhjetëra fitues të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës telefonike në Telebingo Shqiptare.
Ndërkohë që me mijëra ishin edhe fituesit e dalë nga shorti i goglave, ndërmjet tyre edhe fituesi i çmimit të madh. Tirana, Elbasani, Shkodra, Cërriku, Librazhdi, Lezha, Korça e Durrësi, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe çmimeve të dala nga shorti i goglave.
Ndonëse makina “Hyundai” nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jepet me patjetër në shorteun e fundjavës që do të hidhet ditën e diele (29 prill).
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Enverin në qytetin e Shkodrës, i cili me përzgjedhjen e dy zarfeve të preferuara ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.
Loja telefonike është zhvendosur më pas në qytetin e Cërrikut, duke përzgjedhur si fituese të radhës Kamelën, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi është shpallur fituese e plot 120,000 lekëve. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike.
Kësaj here bëhet fjalë për Eglën në qytetin e Librazhdit. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe shansin e dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh.
Një tjetër e përzgjedhur si fituese, ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën prej 40,000 lekësh. Zefi në qytetin e Lezhës, ishte dhe fituesi i fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina.
Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 45,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 2,043,450 lekëve.
Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Shkodrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur si fitues të 80 lekëve 14037 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 125 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 6,175 lekë.
Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 1 milionë lekësh (të vjetra).
Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

