Ruçi e Balla, takime me kryeparlamentarët e vendeve të BE-së për negociatat

Ornela

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, marrin pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian që po organizohet në Talin të Estonisë.

Ruçi dhe Balla kanë filluar takimet me kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE, ku qëllimi kryesor është garantimi i mbështetjes për hapjen e negociatave.

Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për t’u anëtarësuar, vjen menjëherë pas marrjes nga Komisioni Evropian të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE dhe është një mundësi e rëndësishme për të kërkuar mbështetjen e parlamenteve të vendeve anëtare.

Gjithashtu, në fokusin e diskutimeve të saj, takimi do të ketë tematikat si “E ardhmja e Bashkimit Evropian” dhe “Evropa dhe mbrojtja e sigurisë”.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *