Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu do të jetë për 3 vitet e ardhshme sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, që selinë e ka në Sarajevë.
Ky vendim është marrë në Lubjanë, ku janë mbledhur 13 Ministrat e Jashtëm të vendeve të Europës juglindore.
Gjatë votimit të kryer për këtë post, Bregu ka marrë 8 vota, ndërsa malazezi Igor Luksic vetëm 4.
Pas fitores së këtij posti, Majlinda Bregu ka reaguar menjëherë në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se kjo fitore ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS, Parlamentit Europian, familjes politike, dhe se përpjekja e tyre, sipas saj, vjen nga qartësia për ta parë si fitore të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Fituam❗
Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Mirënjohje të gjithëve, vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falënderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!
E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!
Kjo është hera e parë e këtij Këshilli që drejtohet nga Shqipëria, pasi në 6 vitet e fundit sekretar i Përgjithshëm ka qenë serbi Goran Svilanovic.
s.a/dita

‘E MERITON’!PER Ç’ARRITJET E KETIJ VENDI I FUNDIT I BALLKANIT EDHE PER MERITEN E ERMAJLINDAVE QE THYEN TERE KARET E MISIONEREVE TE BE-SE FULEVE KUKANEVE HANEVE E HALESE!
Ju nenshtrua vetting-ut sa ka vjedhur!?
Cfar maskarade : une pres, qe keto bajga, qe luli hodhi ne plehra, te mernin me vete dhe berishen me bashen . Kjo thote fitore . Dhe….fitoi shqiperia, thote per me teper .
Kjo kodoshja e quan veten njeri te perkryer.Por shikohet qe ne ballkan korrupsjoni eshte teper i thelle.
Nuk e pranoj dot logjikisht dhe moralisht mbeshtetjen e ministrit D.Bushati per majlinda prudentinon.
Perfaqesimi i Shqiperise ne ate zyre nuk duhej kurrsesi te kishte fytyren e kusares tetevjecare te ”integrimit” dhe kinse-oponentes se lul-kusaro-kriminelit,
pas 2013-es.
Jazek ,Ministrit te Jashtem D:Bushati.
Urime Majlinda Bregu & sukse te metejshme
Nga nje simpatizante e majte.
Fitoi vizioni juaj perfshires e jo percares, ne politikeberjen shqiptare.
Po ‘prostitutat’ e vetting-ut dhe ‘putanat e bulevardit pse nuk e marin ne ndjekje penale kete e tu thone tere misionareve te BE-se qe kane òfryre koqet me keto sharabajka se ’emerimet’ nuk i ben BE po shqipetaret!??
EH MER SHQIPETAR KERKOVE LESH
DOLE I RRUM E I HUAJI TE FUTI PRESH
Kujdes o popull.
Doni ne krye te organizmit nje serb, si ka qene ?
Apo doni nje vajze shqiptare, qe ka ecur ne gazetari e politike , ne saje te forcave te veta.
Mos kujtoni se ato qe e kane votuar nuk jane te bindur per aftesite e saj ?
Mendoj qe ne duhet te jemi krenare per arritjet e Majlindes.