Serbia do të pajiset edhe me katër avionë të vjetër “MiG 29”.
Pas dhurimit të këtyre avionëve fshihet Bjellorusia, dhe sikurse njoftojnë mediat serbe, avionët do të rimontohen e modernizohen sipas modelit të 6 avionëve të tillë të marrë nga Rusia.
Lajmin e pajisjes së Serbisë me avionë “MiG 29” e ka bërë të ditur ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.
Ai ka theksuar se avionët janë donacion, të cilat vijnë pas marrëveshjes mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, dhe atij të Ukrainës Aleksandar Lukashenko.
Ministri serb i Mbrojtjes,Vulin, ka thënë se brenda një viti shteti serb do të ketë skuadrën e modernizuar të avionëve “MiG 29”, dhe se do të pajisen edhe me helikopterë “H-145M”.
s.a/dita

Vrasesit e ballkanit armatosen pre sigurimin e paqes ne ballkan,viktimave nuk ju lejohet, ju ndalhet dhe me kushtetut po per garancine e paqes.Kaqe budallate te jem qe se kuptoje .