“Dyshime të forta” për korrupsion në KiE

DITA Online

 

Një raport i fundit thekson se ka “dyshime të forta” korrupsioni në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës (KiE), organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Gjetjet janë publikuar në një raport të dielës nga një grup i pavarur, pas një hetimi që ka zgjatur plot 10 muaj.

Në raportin prej 219 faqesh, autorët pretendojnë se aktivitetet “në favor të Azerbajxhanit janë manipuluar”.

Hetimi u nis për të zbuluar pikërisht nëse këto aktivitete ishin përdorur për të zbutur kritikat ndaj qeverisë azere, që mund të vinin prej KiE-s.

Raporti thotë se ekziston “një dyshim i fortë” për korrupsion në emërimin e Pedro Agramunt, një ish-president spanjoll i Asamblesë parlamentare, përfshi këtu “mbështetjen e natyrës financiare” nga Azerbajxhani.

Agramunt u detyrua të jepte dorëheqjen si president i Asamblesë në vitin 2017, pas një mocioni mosbesimi menjëherë pasi ishte takuar me presidentin sirian Bashar al-Assad, po në 2017-n.

Raporti nënvizon gjithashtu dyshimet se, politikani italian dhe ish-anëtari i Asamblesë, Luca Volontè ishte i përfshirë në aktivitete korruptive. Volontè ndodhet nën hetim në Milano, mbi “dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash”, sipas raportit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *