500 dollarë gjobë, për një mollë

Dita

Një grua thotë se është përballur me një gjobë prej 500 dollarësh nga agjencia amerikane e doganave, pasi një mollë, që asaj iu dha ndërsa ishte në avion, u gjet në çantën e saj.

Crystal Tadlock, që po udhëtonte nga Parisi drejt SHBA-së, tha se ajo e kishte ruajtur mollën për fluturimin vijues drejt Denverit. Por, molla u gjet gjatë një kërkimi rutinë të agjentëve kufitarë amerikanë, pas ndalesës së parë të saj në Minneapolis.

Molla iu dha në një qese plastike të linjës Delta Air, dhe Tadlok tha se nuk e kishte nxjerrë nga qesja, por e kishte futur në çantë për pjesën e dytë të udhëtimit, drejt Denverit, Colorado.

Kur molla u gjet, Tadlock i tha agjentit të doganës se ajo e kishte marrë nga kompania ajrore dhe e kishte pyetur nëse duhej ta hidhte apo ta hante por në vend të përgjigjes, agjenti i kishte dhënë në dorë një gjobë 500 dollarëshe.

Patrulla e doganave dhe kufirit nuk e ka komentuar rastin, por ka thënë vetëm se të gjitha produktet bujqësore duhet të deklarohen.

Një zëdhënës i linjës “Delta Air” tha se, kompania inkurajon klientët të zbatojnë protokollet e doganave dhe kufirit.

Më pas, ajo postoi një foto në Twitter të qeses plastike dhe kutisë ku ndodhej molla kontrabandë, e prerë, nën hashtagun #një mollë në ditë nuk i mban doganierët larg.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Fillon me 500 dollare gjobe por mbrapa duhen dhe 200 dollare shtese per sikurytin e aeroportit ku u zbulua molla.Nga pervoja them se shkon 700 dollare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *