Kate dhe William prezantojnë botën me princin e sapolindur (FOTO)

DITA Online

 

Princi William dhe Dukesha e Kembrixhit i prezantuan botës fëmijën e tyre të tretë, princin e ri të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai erdhi në jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 11, në Spitalin St Mary në Londër dhe peshonte 3.8 kilogramë.

Ata qëndruan përpara hyrjes së spitalit për të përshëndetur turmën e njerëzve që mikpritën Princin e ri dhe për të shkrepur fotot e para.

Edhe përse vetëm pak orë pas lindjes, Dukesha nuk nguroi të dalë përpara syrit të botës.

Kate dukej rrëzëllitëse e veshur me te kuqe. Dukesha i pëshpëriti në vesh Princit William se është koha të kthehen brenda në spital, pasi bebi mund të ftohet.

Princi William tregoi sot sesa të lumtur janë Princesha Charlotte dhe Princi George për vëllain e tyre të vogël.

Në një bisedë me mediat, William tha se Princi i sapoardhur në jetë nuk e la botën të priste për të, pasi dhimbjet e lindjes nisën në orën 6 të mëngjesit e në orën 11, dëgjuan të qarën e parë të tij.

I pyetur për emrin e bebit, i cili është i pesti në radhë për fronin, ai tha se duhet të presim edhe pak.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • U shtua edhe nje parazit tjeter ne Familjen Mbreterore, ku asnje pjestar i saj nuk eshte ne pune, te gjithe jane shushunja dhe shesin pordhe.
    Vetem pastrimi i bagajve te kuajve qe shoqerojne Mbretereshen kerkon qindra mije paun, pa le te tjerat……

  • Prandaj prej ketyre shushunjave populli britanik eshte ne gjendje te rende ekonomike dhe po luftojne per buken e gojes.
    Me mijra britanike nga shfrytezimi i eger qe i ben kjo familje mbreterore popullit me mijra persona shtetas britanik ikin eksod nga ky vend. Perqindja me e madhe vjen ne nje shtet qe quhet Shqiperi, ku gjejn mireqenie, begati dhe punesim. Britaniket kur arrijne te jetojne, te banojne dhe te punojne ne Shqiperi thone ku paskemi qene perpara, nuk paskemi ditur se çfare eshte jeta lumturia dhe mireqenia.
    Aman te thone na gjeni tipa si SALI BERISHA, FATOS NANO, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA qe te drejtojne Britanine e Madhe dhe ta lulezojne si kane lulezuar Shqiperine.
    Bile francezet te thone kemi patur nje fat te madh qe kemi patur ne gjirin tone nje tip si EDI RAMA, mendje ndritur, largpames per zhvillim dhe begati dhe e lame te na ikte prej duarsh. Tani e kuptojme se çfare gabimi kemi bere te pariparueshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *