Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me një video me mesazh shumë domethënës. Në prag të sezonit turistik, Rama ka postuar një video nga aksioni për pastrimin e plazhit të Kepit të Rodonit, njërit nga më të bukurit në vend.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të aksionit kombëtar për pastrimin e territorit që në ditën e tokës ka vijuar për çlirimin nga plehrat të një prej plazheve më të bukura të vendit, Kepit të Rodonit, ju uroj një ditë të mbarë ”- shkruan Rama
o.j/dita

Pastrojeni mire plazhin e Gjirit te Lalezit se mos, qofte larg, na infektohen Sali Berisha dhe me nder presidenti likje floriri.
Shyqyr qe po e merr ne dore EDI RAMA Kepin e Rodonit. Jam i bindur qe do ta zbukurojne duke ndertuar nje kulle minimalja nja 30-te kat. Sepse te tjerat i qane si po qane Sheshin “Skenderbe” ne Tirane, ku me trafikun dhe qarkullimin ka bere nje rrumpalle te vertete. Tek pjesa e perparme e Dhomes se Tregtise do te ndertohet Billding grataçele. Ndonje dite qendra e Tiranes nuk do te kete as oksigjen.