Presidenti i Këshillit Evropian vjen sot në Tiranë

Leda Hysa
532865872

 

Qershori duket larg por shumica parlamentare ka nisur tashmë rrugëtimin në vendet e BE për të siguruar sa më shumë mbështetje për statusin e vendit kandidat.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk sot do të zhvillojë një vizitë në Tiranë në kuadër të turit të tij 3-ditor në Ballkan. Donald Tusk pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama.

Qëllimi i vizitës së Tusk në Tiranë është përgatitjet për samitin BE – Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 Maj.

Presidenti i Këshillit Evropian do të vizitojë edhe Podgoricën, Sarajevën, Shkupin dhe Beogradin në kuadër të turit Ballkanit.

Ndërkohë, ditën e mërkurë Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Gjermanisë ku do të takohet me Kancelaren Angela Merkel.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *