Italiani ndërhyn për të ndalur sherrin, qëllohet me thikë nga 20-vjeçari

Dita

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Reggio Calabria, pasi ka qëlluar me thikë një 17-vjeçar italian gjatë një sherri.

Shtetasi shqiptar i prangosur është identifikuar si Nexhat Kica, 20 vjeç.

Adoleshenti italian ka ndërhyrë për të ndalur një sherr në të cilin ishte përfshirë edhe shqiptari, ndërsa ka marrë një goditje me thikë nga ky i fundit.

Goditja i ka shkaktuar dëmtime në mëlçi të riut italian, i cili më pas është transportuar në spital në gjende të rëndë shëndetësore. Momentalisht, 17-vjeçari italian ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të përfshirë në konflikt kanë qenë edhe dy shqiptarë të tjerë dhe dy të mitur italianë, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *