Vitin e ardhshëm mbi 8 mijë ushtarakë do të kenë një trajtim më të mirë financiar.
Në ceremoninë e posaçme të organizuar në komandën e Forcës Ajrore, në nder të 67 vjetorit të forcave ajrore, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vlerësoi si prioritet të kohës, ridimensionim e kësaj force në kuadër të reformimit të Forcave të Armatosura.
Ndërsa foli për një trajtim më të mirë financiar, vitin që vjen, ministrja vuri në dukje se investimi nuk do të jetë vetëm në aspektin teknologjik por edhe në atë profesional.
“Jo vetëm investimi në teknologji, por edhe trajtimi profesional i efektivëve tanë janë objektiva të përcaktuara qartë për FA-të në tërësi dhe për Forcën Ajrore në veçanti. Në vitin 2019, falë angazhimit të Kryeministrit dhe të qeverisë Shqiptare, mbi 8 mijë ushtarak do të kenë një trajtim më të mirë financiar dhe një vëmendje të shtuar”.
Sakaq, Xhaçka tha se edhe në tre vitet e fundit efektivët e FA, kanë asistuar në shpëtimin e jetës të më shumë se një mijë personave në rastet e emergjencës.
Më tej ajo foli edhe për investimin që do të bëhet sa i përket instalimit të sistemit të integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore shqiptare, për të cilën Shqipëria ka nisur punë me një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë.
“Instalimi i sistemit të integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore shqiptare, për të cilën ka nisur punë me një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë, do të jetë një komponent tjetër me rëndësi jetike, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por edhe për të gjitha vendet partnere në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Në ceremoninë e zhvilluar, në Komandën e Forcës Ajrore, në Rinas morën pjesë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ushtarakë, ish-aviatorë si dhe familjarë të të rënëve në krye të detyrës.
Që prej krijimit, në Prill të vitit 1951 numërohen 41 pilotë të cilët kanë humbur jetën gjatë kryerjes së misionit të tyre dhe janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.
a.s/dita

Mesa di une qysh nga viti 1951 Shqiperia nuk ka marre pjese ne ndonje lufte. Si na qenkan “Deshmore te Atdheut” njerez qe jane vrare aksidentalisht?
Vitin tjeter, 2019, jane zgjedhjet lokale, keshtu nga mashtruesi EDI RAMA do te kemi rritje pagash dhe ulje taksash. Sa te kalojne lumin dhe pastaj ta fute mo fort.
— Moj z. OLTA ..!!
— Po mir moj cup e xhaxhit [ kur thosh ”jovan bregu”] , ….ja…e vrojtuam hapsiren ajrore… Po pastaj …cfar do bejm. Apo , duke ngrene e duke pire , ose qe nga bodrumet do te themi si puna e Qazim Mulletes… ” LENE TE KALOJ..”
—- A moj e nderuar OLTA,.. OLTA… eshte katandisur kaposhi jo nje thele , por as nje pende. … DIKUR ,[ne vitet 60 ] GJENERALJA E KENGES MATJANE [Feride Kurti] kendonte kengen ..
…..Ne pyet bota per Shqipnine // Sate madhe e ka ushtrine…//
….. S’Asht sekret le tua tregojme.//.Dy miljon pushken shterngojm ..
….. Dy miljon se ce han buken .// Dy miljon e rrokin pushken…..[Shqiperia atehere sapo qe bere 2 miljon]
— NE VITET 80 , Vetem Brigata e Universitetit kish aq sa TI ke gjith te ushtrin , pa llogaritur ILB me 4000 forca, 3 Brigada te RSHA [rinis shkollore] , -dhe -3 Brigata FVVP me gra e vajza te Tiranes [ku vetem 2 prej tyre kishin 2000 forca me shume se ushtria jote ] , dhe te gjitha keto pregatiteshin jo per ti derguar ne front,por per vetmbrojtje teritorjale .
——.
—DICKA PER HUMOR , lutem percillua ”xhaxhi” EDI [Rama] dhe ”lali” ERI [Velia].— Ne dimrin e viti 1981, INSTITUTI i LARTE I ARTEVE [ bataljoni Arteve] kisht muajin e pergatitjes ushtarake ne FEKEN [mbrapa malit Dajtit-prane malit me Gropa]– Drejtoria e pregatitje [stervitjes] ne M.M njoftoi Grupimin 6 OP. te Tiranes se do te dergonte nje oficer e nje oficere per te kontrolluar stevitjen e djemve e te vajzave .. Gjithashtu edhe Gr 6 OP dergoi perfaqsusit e vet. .
—- Kur u kthyen koleget tane,[Gr6 OP] treguan se Bataljoni i Arteve u kishin pershtatur pefaqsueseve te MM , kengen e asaj kohe[ ndofta e Nertila Kokes] ” …O ERDHI BILBILI , O ERDHI NE LEME ” —me kengen – ”Nje Bilbil e nje Shqiponj- O erdhen ne Togen tone —- O erdhi Bilbili o erdhi ne Toge – c’deshe o Bilbil o ne Togen tone.
—-Po keshtu kendonin edhe Vazat e Arteve. Por duke zevendesuar emrin e Bilbilit me Shqiponje ” . Por, e vecanta ishte se te dy perfaqsusit e Ministris kishin realisht emrat ; BILBIL dhe SHQIPONJA… .Ata ishin nder ushtaraket me te afte e serioze te Ministris , por ishin ndodhur ngusht kur ndegjonin kenget me Emrat e Tyre. …
— Enderuar Ministre, per ata qe mburreshin me trasten bosh, GJYSHJA IME e cila deri ne vitet 60 jetoi mbi 100 vjet, kendonte nje kenge;;
— …’’Te di o Demo te di .// Se c,saraje kishe TI . // . Kishe kasollen me kashte.//. Koka, kembet , fundi[b..] jashte.
Eh mer Alban Dardani ty te paska lene mendja me kohe.
A me tregon dot, a shkrehu ndonje pushke ajo brigada e arteve gjekundi, apo vetem vrau kohen me loje luftash pa ndonje dobi duke kenduar per Birbila e Shqiponja? A e ngau njeri kete vend pasi ajo ushtria e lavdishme dymilionshe, qe stervitej me pushke druri, shkoi ne shtepi e nuk e cau me menderen per lufte te lavdishme. Ku jane mor ti keta armiqte qe nuk iu versulen shkembit ne buze te Adriatikut? Akoma nuk e keni marre vesh or pallosher qe ajo puna e luftes, ushtrise dhe bunkerave ishte psikoza dhe loja e Legjendes Bythamane?