Sipas të dhënave të bëra publike nga strukturat e Institutit të Shëndetit Publik, afërsisht 1 në 10 persona vuajnë nga një stad i caktuar i sëmundjeve kronike të veshkave. Dëmtimet kronike të veshkave mund të zhvillohen në çdo moshë, si dhe mund të shkaktohen nga kushte të ndryshme shëndetësore. Megjithatë, këto sëmundje fillojnë e bëhen më të dukshme me kalimin e moshës.
“Ekspertët e shëndetit publik bëjnë me dije se pas moshës 40 vjeç filtrimi i veshkave pëson një rënie me afërsisht 1 për qind në vit. Sëmundjet e veshkave janë më të zakonshme tek të moshuarit me diabet, me presion të lartë të gjakut dhe me sëmundje të zemrës. Afërsisht, një në pesë burra dhe një në katër gra të moshës 65-74 vjeç, dhe gjysma e individëve mbi 75 vjeç vuajnë nga ndërlikime të rënduara të shkaktuara prej sëmundjeve kronike të veshkave”, shkruan Dita.
Pra sa më shumë plaket individi, aq më shumë të ngjarë ka të zhvillojë sëmundje të veshkave. Ndaj dhe trajtimi i tyre nuk duhet lënë pas dore. Kjo pasi sëmundjet kronike të veshkave shtojnë rrezikun për atak në zemër, dhe në disa raste ato mund të avancojnë deri në nevojën për dializë, apo transplant.
Pavarësisht moshës, trajtimet e kujdesshme në kohën e duhur mund të ngadalësojnë progresin e sëmundjes së veshkave, të parandalojnë ndërlikimet, si dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës tek kjo grupmoshë.
p.k/dita

Pra, mos u plakni o popull qe te mos semureni nga veshkat dmth, ky eshte konkluzioni i ketij studimit.
:-p