Në një intervistë për TVSH, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin thotë se “kur flasim për procesin e zgjerimit në tërësi, ai nuk është një grup vendimesh politike i Bashkimit Evropian, është një paketë standardesh mjaft rigoroze të përbashkëta për të 28-të vendet aktuale anëtare të BE-së”.
Duke folur mbi këtë paketë standartesh, ambasadorja merr një shembull:
“Ju si vend do të hyni në një treg me 500 000 000 njerëz dhe unë, për shembull, si konsumatore në Finlandë, nëse blej qumësht shqiptar në raftet e supermarketit tim, duhet të jem absolutisht e sigurt që ky qumësht i respekton të gjitha standardet shëndetësore, të gjitha standardet e sigurisë ushqimore, ashtu si qumështi i prodhuar në Finlandë, sepse duhet të ketë besim reciprok dhe ky besim i ndërsjellë mes një grupi kaq të madh vendesh mund të krijohet vetëm nëse ka standarde të ndërsjella që respektohen nga të gjithë. Pra, për çfarë bëhet fjalë, bëhet fjalë për të gjithë ndryshimin, për ndryshimin e të gjithë shoqërisë” – thotë ajo në intervistë.
E pyetur pse një një qytetari polak i është dashur të presë 15 vjet për ta parë vendin e vet anëtar të BE-së, një qytetari kroat 13 vjet, pas nisjes së procesit në vitin 2000 dhe një qytetari shqiptar, në rastin më të mirë, 40 vjet, Vlahutin thotë:
“Pikësëpari, po ta marrim vitin 1990 ose 1991 si vitin zero për zgjerimin në përgjithësi – jo për politikën e zgjerimit në veçanti, por për kthimin drejt Evropës, siç thoshim në vendin tim – mendoj që aritmetika juaj është pak e gabuar. Mendoj se koha e pritjes ka qenë më e gjatë edhe për vendet e tjera. Po ashtu, Shqipëria e ka nisur nga një bazë institucionale shumë më e dobët sesa çdo vend tjetër në rajon e, megjithatë, është tashmë në të njëjtin grup me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, kështu që nuk do ta quaja…”
Ambasadorja shtoi se procesi nuk duhet parë “nga këndvështrimi i datave dhe disa frazave të caktuara politike”.
“Ajo me të çfarë ka të bëjë ky proces është ndryshimi. Dhe ka një fjali që e kam mësuar në kurriz e përpiqem t’ua shpjegoj njerëzve në Shqipëri. Ndryshimi nuk do të ndodhë ditën që do të hyni në BE, qoftë kjo ditë nesër apo pas 25 vjetësh. Ndryshimi do të ndodhë përpara se të hyni në BE, ndaj koha për ndryshim është tani. Ndonjëherë kjo nuk është e lehtë për t’u shpjeguar, por kjo është saktësisht ajo me të cilën ka të bëjë i tërë procesi; ka të bëjë me modernizimin e vendit, ka të bëjë me krijimin e institucioneve që do të jenë tërësisht funksionale, që nuk do të varen nga disa personalitete, forca apo interesa politike të caktuara, etj. Ky është integrimi evropian” – tha ajo.
b.m. / dita

kur ta bejme qumeshtin si finlanda dmth
dmth nuk kemi per t hyre kurre ne BE 🙂
lali po ta thotë shumë qartë,dhe tmerrësisht thjeshtë!!
ti ha,ose pranon sende ushqimore nga një fqinj që ka të njëjtat kushte higjenike si ti!!të tjerëve ju shmangesh!!
ke shoqëri me njerëz që kanë të njëjtat zakone dhe të njëtin mendim me ty!!pra në shoqërinë tënde ti nuk pranon gjithkënd,për të ngrënë nuk ha gjithkund!
këto janë dy shëmbuj të thjeshtë nga jeta jonë e ngushtë e përditëshme!!
qumështi finlandez është i njëjtë me atë shqiptar,e vetmet gjëra që mund të ndryshojnë janë higjena dhe besimi!!
por përveç qumështit ti ke dhe shumë faktorë të tjerë që “qumështin” e nxjerrin në pozicionin e fundit!!
korrupsioni!!
mungesa e luftës kundër tij dhe mos dënimi i tij!!
ky është guri i parë i themelit të një shteti!!
korrupsioni fillon nga nivelet më të larta deri tek fallcifikimi i vlerave të “qumështit”!!
ne nuk jemi të pregatitur,bile nuk duam të pregatitemi fare,për të ndryshuar!!ne mendojmë se do të jetë BE ajo që do të na vërë në “binarë”!!
ne nuk duam të lodhim bythën për të ndrequr punët tona,kërkojmë shërbëtorë për të na pastruar shtëpinë tonë!!
e keqja është se ne jemi të varfër dhe ata që duam të kemi si shërbëtorë janë shumë të pasur!!
a ja merr mëndja që i pasuri të punojë për të varfërin??
Po prandaj po behen njerezit me lloj lloj semundjesh ne europe, me keto standartet qe kerkoni. Qumshi ne supermarket as e ka pare ndonjehete lopen as mr fotografi.
Kesaj Romanes i shkon shume ajo shprehja “Me jepni nje kreher” e atij personazhit para pushkatimit ne ate filmin shqiptar.
E kuptoj shembullin e ambasadores, por teorikisht dhe praktikisht nuk jam i të njëjtit mendim. Ka shumë mendime, por do ti them dy prej tyre:
1. Qoftë qumështi, patatet, domatet etj. nuk i kanë patur dhe as i kanë në standardin e duhur përshembull: Greqia, Rumania, Bullgaria, por u futën në BE dhe fjala vjen Greqia vazhdonuk ta varfërojë politikisht dhe ekonomikisht BE-në.
2. Kur plotësohen kushtet përkatëse që në këtë rast është marrë shembull qumështi që të jetë i të njëjtit standard, kur standardi arrihet nuk ka pse bëhet me miratim nga grupi politik i 28 vendeve por vlerësimi të bëhet nga një juri e tyre. Juria është Këshilli i BE-së.
Rrjedhoja: Në rastet kur standardi i qumështit është arritur dhe vendimin e merr jo juria por 28 -shja, krijohen dy defekte serioze:
a) që çdo shteti të 28 -shes i jepet me pa të drejtë, e drejta për të përmbushur pretendimet e tij nacionaliste ndaj kandidatit dhe
b) shteti kandidat, në rastin më të keq, duke qenë nën presionin e VETOS lëshon nga principet kryesore të vendit të tij.
Shembuj për këto kushte ku vendos vetoja i kemi mes Shqipërisë dhe Greqisë, pa përjashtuar ambiciet subjektive që arrijnë deri në armiqësore mes shumicës dhe pakicave partiake brenda vendit që përçmojnë gjoja njëra tjetrën dhe kamxhikët i ha në kurriz populli. Kjo është që teorikisht dhe praktikisht nuk e përkrah mendimin tuaj zj. Vllahutin me gjithë respektit për ju dhe Donald Lunë.
Xinxifuqe xixnxifile. 25 aprile 2018
Do me thene nuk duhen rritur viçat me shiringa
Po, por kur greket serbet dhe Europa de tallnin bythen me shqiptaret, cfare beri finlanda dhe Europa ? Te gjithe ne Europe jane dhe po zhvillohen pak nga pak e gjithnje e me shume. Une jetoj ne Europe dhe shohe shume gjera. Mos besoni shume se keni aftesi te medhaja …. Shqiptaret do te ecin perpara me mesim dhe pune si gjithe te tjeret dhe ju nuk keni arsye je te beni krahasime ne kete menyre.
SHQYPNIA DUHET TE SHKEPUTET NGA ENVERIZMI NE DREJTIMIN E SHTETIT
Ne Finlande nje zyrtar po te bleje nje vile apo shtepi dhe te genjeje dhe mashtroje taksapaguesit per cmimin, sic beri kokekuqja Vllahutin me vilen e saj ne Farke ne bashkepunim me Samir Mane albanezin,
atehere:
Ne Finlande ky zyrtar shteti do te ishte ne burg i ndeshkuar nga Drejtesia dhe shoqeria civile ne kete vend skandinav do ta kishte detyruar zyrtarin mashtrues qe te jepte doreheqjen e parevkueshme menjehere ne cast, por kjo gje nuk ka bere vaki me kokekuqen kroate Vllahutini, protezhe e komunistes Mogherini qe u tregon perralla shqyptareve me “Molle te krimbura” si ambasadori Withers i Gerdecit dhe me “Qumesht finlandez”, njesoj si Papa Piu Pirati qe predikonte do kohe me pare per besimtaret dru me pre:
BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI BEJ UNE!
Ike more mut , se nuk po flitet per Enverin ketu ! Je vetem nje cope idjot qe i bie fyellit ne nje brime ! Leh vetem per ate qe te paguajne , pa pyetuer fare per problemet qe kane sot shqiptaret ,sepse je vetem shqipfoles , qe kerkon te hash buke , jo me pune e argumenta por me sllogane e spiunlleqe !
Po ti me komunisten kokekuqe Vllahutini ke rene ne dashuri more bylmez budalla?
Te ishte me e hijshme te pakten me floket si drizat e Skraparit dhe te dilte me nje kozmetike tjeter,
sepse:
Sa here qe del ne media mua me thene te drejten me duket si nje mashtruese hipokrite qe ulerin si Papa Piun Pirati nese e ke lexuar apo ke shikuar filmin famoz:
BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI BERA UNE ME VILEN E FARKES QE JA BLEVA SAMIR MANE ALBANEZIT ME 10 FISHIN E CMIMIT.
Po ti me komunisten kokekuqe Vllahutini ke rene ne dashuri more bylmez budalla?
Te ishte me e hijshme te pakten me floket si drizat e Skraparit dhe te dilte me nje kozmetike tjeter,
sepse:
Sa here qe del ne media mua me thene te drejten me duket si nje mashtruese hipokrite qe ulerin si Papa Piu Pirati nese e ke lexuar apo ke shikuar filmin famoz:
BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI BERA UNE ME VILEN E FARKES QE JA BLEVA SAMIR MANE ALBANEZIT ME 10 FISHIN E CMIMIT.
Kur te jemi bere te zote vete, e te kemi ndryshuar sic tjote kjo, nuk do ia kemi me nevojen BEse.
Vetem si eshte shqiperia, e veshtire ta NDRYSHOJE standartin e qumeshtit.
Pastaj mos harroni zj. Vllahutin, reforma ne drejtesi dhe vetingu, eshte i pari eksperiment i tille ne gjithe evropen. Dhe mesa degjohet, perben tregues edhe me evropian se shume nga vendet e BEse.
Pra ju kerkoni nga ne, ndryshimin qr nevojitet ta beni ju te paret.
Kjo zonja ka zgjedhur nje shembull per ta bere idene me te qarte. Po komentuesit e ndritur mendojne ndryshe. Njeri thote se vetingu eshte eksperimenti pare ne evrope. Nje tjeter thote se disa vende nuk I kane patatet dhe qumeshtin me te mire se ne po u futen ne evrope me kollaj. Kurse tjetri mendon se nga qumeshti evropian kane vdekur shume njerez. U eshte mbushur mendja se jemi jo si evropa po me mire se ata. Harruan se ne vitin 1990, kur u hapen kufinjte, ngjanim si njerez te eger, nuk kishim rroba te visheshim, laheshim nje here ne jave, nuk dinim c’ishte marketi e Jo me standartet, c’ishin kompjuterat apo celularet etj. Vllahutin ka shume tee drejte per ato qe thote, ne jemi jo vetem shoqeri e prapambetur po dhe e serte e kokeforte, qe nuk pranojne te metat.
O shqiptar zonja e nderuar po na thote me shembullin e saj qe pak a shum duhet te arrijme standartet europiane per te shkuar drejt asaj porte: pune,edukate,kulture,ndergjegje e respekt.
o lali kaq të koncentruar se kupton njeri!!
kjo ka fol për qumshtin dhe unë flas për qumshtin e lopës time,për lopën e komshiut nuk e vej dorën në zjarr!!
unë e kam qumshtin e pastër,kojshiu?!nuk e di!!
kaq është niveli për diskutim!!mos na i prish rradhën!!
Kjo zonja ka zgjedhur nje shembull per ta bere idene me te qarte. Po komentuesit e ndritur mendojne ndryshe. Njeri thote se vetingu eshte eksperimenti pare ne evrope. Nje tjeter thote se disa vende nuk I kane patatet dhe qumeshtin me te mire se ne po u futen ne evrope me kollaj. Kurse tjetri mendon se nga qumeshti evropian kane vdekur shume njerez. U eshte mbushur mendja se jemi jo si evropa po me mire se ata. Harruan se ne vitin 1990, kur u hapen kufinjte, ngjanim si njerez te eger, nuk kishim rroba te visheshim, laheshim nje here ne jave, nuk dinim c’ishte marketi e Jo me standartet, c’ishin kompjuterat apo celularet etj. Vllahutin ka shume tee drejte per ato qe thote, ne jemi jo vetem shoqeri e prapambetur po dhe e serte e kokeforte, qe nuk pranojne te metat.