Në një konferencë me temë “Gjeopolitika dhe siguria në Ballkanin Perëndimor” të zhvilluar në SHBA në New Yourk në Columbus University, ishte i thirrur ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati.
Konferenca zhvillohej nën moderimin e profesorit të mirënjohur të Universitetit të Columbias David Philips.
Pjesëmarrëse në takim ishte dhe Mimoza Ferraj, e cila punon në Gjykatën e Lartë të shtetit Nju Xhersi, dhe njihet në Shqipëri si ishe –greviste dhe studente e lëvizjes së dhjetorit 1990.
Ferraj thotë në një intervistë në gazetën Standard se “i drejtova ministrit tre pyetje, për të cilat në fakt nuk mora asnjë përgjigje”
“Takimi ishte i një rëndësie të veçantë pasi në të po flitej për tema me rëndësi të veçantë, si gjeopolitika dhe siguria në Ballkanin Perëndimor. Por mund t’ju them se ministri i Jashtëm shqiptar foli për 30 minuta në fillim me atë çka kishte përgatitur vetëm në vija të përgjithshme. Më shumë mu duk si një hartim dhe jo një diskutim i një kryediplomati që flet për tema serioze” – thotë Ferraj.
Sipas saj, në takim, ministri u pyet fillimisht lidhur me bisedimet me Greqinë dhe me çështjen çame, të dyja pika për të cilat Bushati nuk dha sqarimet e duhura.
“Në sallë pjesëmarrësit donin të dinin nëse do tu kthehej prona çamëve apo nëse do kishte zgjidhje të çështjes në Strasburg. Por në këtë pikë, aspak etik, ministri jashtëm tha në takim: Lexoni cfarë kamë thënë në publik për këtë pikë në intervistën për gazetaren greke”. Përpos përgjgijes aspak serioze, u vu re se ministri nuk i mbante mend as emrin autores së intervistës, gjë të cilën e kujtoi me dashamirësi në takim David Philips – thotë Ferraj.
Po ashtu ministri Jashtëm shqiptar la pa përgjigje shteruese edhe pyetjet lidhur me marrëdhëniet me fqinjët sllavë. Ndërkaq sa i përket pyetjes lidhur me thellimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe rëndësisë që kjo marrëdhënie mos jetë më “secili në bajrakun e vet’, Bushati tha vetëm se këtë e kishte debatuar në Facebook. Një tjetër përgjgije që la për të dëshiruar nga ana e ministrit” – shton Ferraj.
b.m. / dita

Po hajde moj Moza ne Shqiper, jip kontributin tend te vyer per endrren dhjetoriste te demokracise qe u shkerdhye nga Kryetari juaj i PD-se.
Po cfare pret ngacuni i Sulo kriminelit, nje karagjoz qe e ka mendjen tek buzuqet dhe motelet e sillet me arrogance sa here i jepet mundesia.
Me sa duket ne cdo ndryshim te situates politike ose ecje perpara te vendit, fillojne dhe ndahen pislleqet (plehrat), keshtu po ndodh me keto qelbesira si jashte edhe brenda vendit, ashtu sic na del edhe kjo. Shiko reagimin e felliqsires lubonja e kompani. Turp, ne vend qe keto (mender) intelektuale te vihen ne perkrahje te vendit te tyre, ashtu sic ka bere shqiptari per shqiperine ne vite, i kundervihen pa pike turpi vendit te tyre, qelbesira.
ne filim ky dukej nga ministrat me te hajrit….por doli te jete shume arrogant
Prandaj është ministër i jashtëm moj Moza. Eshtë bicim diplomati, ata që tjera thonë e tjera nënkuptojnë moj Moza. Nuk thuhen marrëveshjet, cështjet (si ajo e camëve apo bashkimi me Kosovën) apo planet e të ardhmes së kombit në bashkëbisedime me studentët moj Moza. Nuk ka pse e mban mend kush gazetare greke e bëri intervistën moj Moza. Pyet njëherë kryediplomatin amerikan për Sirinë e cështje të tjera moj Moza. A do të të thotë të vërtetën apo do përsërisë ato që janë thënë më parë moj Moza ?
Të gjithë bëhemi të zgjuar kur është fjala për të kundërshtuar vetveten kur jemi në konferenca të vendeve të tjera. Se çfarë don me thanë kjo zonjë, e cila paska merita të shkëlqyera dikur kur të gjithë shqiptarët u rrjeshtuan për ndryshim, që ministri nuk iu paska përgjigjur nja tre pyetjeve që ajo i paska bërë. Po pse në një leksion me nxënës apo studentë do ti zgjidhë ministri tre pyetjet e tua? Ju jeni e punësuar dhe në vend të rendesishëm që me siguri e dini se si po ecin punët me shtetet fqinj. Qeveria jonë ( e imja dhe e jotja) kërkojnë që të diskutohet çështja e shqiptarëve në Çamëri dhe qeveria greke i thotë : “Po fole për Çamërinë do përballesh me veton”. Po kështu për detin etj. Ti e di këtë qëndrim . Unë po të isha ministër dhe ju të më bënit këto pyetje do tju thosha juve duke ju pyetur: “Po ju çfarë përpjekjesh keni bërë që diaspora greke (lobi), në shtetin që ti je rezidente të mos “shantazhojëTsiprasin” , por ta kurajojë për nismën historike mes dy qeverive?” . Zonjë është puna më e thjeshtë të bëhen pyetje kundër vetvetes për të treguar se kujt i shërben.
Xinxifuqe xixnxifile
Kur shkojne ne kete universitete,sigurisht qe diplomatete pregaditen ,pos diplomatete shqiptarqe kujtojne se jane me studente te kristal university…qe bushati eshte zero,krejt e dine,i interesojne vetem bordellet e vendeve ku shkon..
Fole dhe ti Info kanalitike me majasell ne goje tek Taivani ne hale?
profesori David Philips mos eshte ai qe permend Izet Haxhia si njeri i sherbimeve qe organizonte takimet e Berishes ne fillimet e tranzicionit? Po te jete keshtu, çfare mendimi te pavarur do kete i gjori minister? Siguri ne Ballkan?! Nga kush i doni leksionet? Nga hani pa porta