Tiranë, familja e 16-vjeçares denoncon për përdhunim 17-vjeçarin

DITA Online

 

Një djalë 17-vjeçar është duke u hetuar nga Prokuroria pasi dyshohet të ketë përdhunuar një 16 vjeçare.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur përmes një njoftimi se më datë 23 i ka referuar në prokurori materialet procedurale për 17-vjeçarin me inicialet F.G.

Sipas denoncimit që është bërë në polici, dyshohet se djali më 31 mars të vitit 2018 ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.

E mitura e ka pasur të vështirë të kalojë këtë gjendje, dhe në momentin që është mësuar prej familjarëve të saj, është bërë edhe kallëzimi në polici.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *