Zbulohet i riu që vrau 19-vjeçarin grek

Dita

Mediat greke kanë publikuar sot foton dhe inicialet e një prej shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e një adoleshenti grek, ndodhur muajin e shkuar.

Shtetasi shqiptar është identifikuar me inicialet A.Z, 23 vjeç. ( i paraqitur në foton e mësipërme)

Ngjarja ka ndodhur më 18 mars në lagjen Marousi të Athinës, dhe shkaku i konfliktit dyshohet se është bërë shuma prej 170 eurosh.

Sipas hetimeve, 19-vjeçari i ka dhënë shumën e përmendur shqiptarëve për të blerë kanabis, por këta të fundit nuk ia kanë blerë, dhe as nuk ia kanë kthyer mbrapsht paratë.

Në debat e sipër, A.Z dyshohet se ka goditur me thikë të riun grek, i cili humbi jetën në spital.

Tre shqiptarët, A.Z dhe dy të tjerë të moshës 24 dhe 33 vjeç dyshohet se janë larguar nga Greqia nëpërmjet Kakavijës, për t’u rikthyer në Shqipëri.

Tre të rinjtë janë shpallur në kërkim.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *