Artistët: Nesër, vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, të bashkohemi

Dita

Artistët vijojnë të bëjnë thirrje për t’u bashkuar, me qëllim për të kundërshtuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ditën e nesërme në mesditë, regjisori i njohur Katriot Çipi por edhe aktorët e artistët e tjerë kanë njoftuar se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të votojë vendimin që aprovon shembjen e teatrit.

“Nesër në ora 12, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë së privatëve që duan të ndërtojnë me PPP. Ndër to edhe terreni i Teatrit Kombëtar. Ky është hap konkret për shembjen e TK. Ne po regjistrojmë emrat për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhje. Ata që duan të jenë në sallë, të kontaktojnë me Robert Budinën +355 69 409 5804. Të tjerët le të qëndrojnë poshtë bashkisë në shenjë solidariteti. Ftoni kë të mundni!”, shkruan regjisori Çipi.

Të njëjtin postim duket se e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook edhe regjisorja Suela Bako.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kur do vije ajo dite qe ta shembin ate.Shurrtore Kombetare dhe ju parazite qe rrini atje dhe merrni rroga qyl dhe beheni tape ,te zhdukeni se na.cate trapin
    E doni.dhe.per Bordello Kombetare ..
    Njerez te perdorur nga politika,,,,
    Shifni.cfare mbeshtetje keni per turp,,,,
    Parazite te peshtire,,,

  • Jam plotesisht dakort me Cuku. Te shembet sa me shpejt ajo ngrehine e shkaterruar e ish teatrit kombetar dhe te filloje ndertimi i nje tearti modern. Artistet te cilet vegjetojne prej shume vitesh ne kete germadhe, duke u mbajtur me parate e buxhetit (tonat) te largohen dhe te merren ne pune ata artiste qe plotesojne kerkesat ligjore per te qene te tille. Duhet patjeter qe te percaktohet me ligj paga e artisteve, sigurisht duke e lidhur fort pagen me te ardhurat qe ata sigurojne nga puna a tyre. Nuk ka pse buxheti te mbaje edhe kete barre, kur artistet nuk japin asnje te ardhur. Si mund te quhet teater kombetar kur salla e tij eshte gjithnje bosh dhe kete gjendje e kane bere keto artiste te cilet sot mundohen me thonj e dhembe te ruajne pagat e tyre te pamerituara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *