Vjen patriarku i Rusisë, Tirana blindohet me forca speciale

Leda Hysa

 

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, ditën e shtunë nën masa të forta sigurie.

Mësohet se së bashku me të nga Rusia, do udhëtojnë dhe njësi speciale Ruse, që do garantojnë sigurinë e tij. Njësitë speciale Ruse, janë pjesë e stafit të sigurisë së Kirill në çdo vend të botës që ai viziton.

Duhet theksuar se Kirill për nga rëndësia konsiderohet në rang të barabartë me krerët botërorë të feve si Papa i Romës, apo Patriarku i Stambollit, dhe nisur nga ky fakt dhe shërbimet e sigurisë në Shqipëri kanë marrë një sërë masash për të parandaluar çdo ngjarje të pakëndshme, gjatë vizitës tre ditore të Kirill në Shqipëri.

Struktura të antiterrorist pranë Policisë së Shtetit, Garda e Republikës dhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjatë kësaj jave janë angazhuar në një sërë detyra operative, për të lokalizuar dhe mbajtur në vëzhgim elementë kriminale, dhe me prirje radikale.

Shërbimet e inteligjencës shqiptarë kanë marrë një sërë masash, edhe në qytetin e Beratit, ku në datën 28 prill në orën 18:00 në ambjentet e pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, do zhvillohet një koncert, ku do performojë korri Sinodal i Moskës. Në këtë aktivitet mësohet se do jenë të pranishëm shumë përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë por edhe Patriarku i Moskës Kirill.

Kori Sinodal i Moskës do performojë dhe në dy koncerte të tjera që do zhvillohen në Tiranë në datën 29 prill dhe 30 prill në ambjentet e Katedrales Ortodoske. Të gjitha këto ambjente do jenë në monitorim të plotë dhe se gjatë kësaj jave, SHISH dhe specialistë të antiterrorit po monitorojnë ambjentet me dedektor, me qëllim evidentimin e çdo mjeti plasës në zonë. Nga ana tjetër siguria personale e Patriarkut Rus, mësohet se do garantohet drejtpërdrejt nga njësia e tij Ruse, që do vijë në Shqipëri posaçërisht për të.

Kjo njësi do përqëndrohet në hotelin ku do akomodohet Kirill por elementë të saj, do shoqërojnë Patriarkun edhe gjatë vizitave të ndryshme që do bëjë me krerët më të lartë të shtetit dhe komunitetit fetar në Shqipëri.

Duhet theksuar se Patriarku Rus Kirill vjen për herë të parë në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, kreu i kishës Ortodokse ruse do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës, Ilir Meta, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë. Lajmi për vizitën e kreut të kishës ortodokse ruse në Shqipëri është bërë i ditur nga vetë Kisha ruse, e cila ka shtuar se mes Partiarkut Kirill dhe kryepeshkopit Janullatos, egziston një miqësi gati 50 vjeçare të cilën e kanë ruajtur dhe e kanë forcuar gjithmonë edhe më shumë. Për vizitën në Shqipëri, gjatë një pritjeje në ministrinë e jashtme ruse me rastin e Pashkëve, ka folur edhe vet Kirill, i cili është shprehur se shpresonte që kjo vizitë të zhvillohej në fund të muajit prill.

Axhenda e plotë

Vizitë paqësore e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut të Moskës  dhe të Gjithë Rusive, Kirillit, në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

28-30 prill 2018

Nga data 28-30 prill, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të presë Fortlumturinë dhe Shenjtërinë e Tij, Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusive, Kirillin. Kjo vizitë e parë paqësore dhe historike ka një rëndësi të veçantë, pasi të dyja Kishat kanë përjetuar një persekutim të egër komunisto-ateist.

Të shtunën, më 28 prill 2018, ora 16:00, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë, do të presë Patriarkun Kirill në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Më pas do të vijojë Dhoksologjia zyrtare në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave.

Më pas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të shtrojë drekën zyrtare në MAK Albania Hotel.

Pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja festive në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, “Deri në skajet e dheut”. Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i Patriarkanës së Moskës.

Në mbrëmjen e së dielës, Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, do të shtrojë një darkë në Pallatin e Brigadave.

Të hënën, më 30 prill, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare, në Selinë e Presidencës, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, si dhe në Selinë e Kryeministrisë, me Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin, z. Edi Rama. Në fund do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Orthodhokse Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Largimi i vizitorit të lartë parashikohet në orën 14.00, nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka vizituar zyrtarisht Kishën Orthodhokse të Rusisë më 1999. Në Moskë, në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale të Shpëtimtarit, Kryepiskopi Anastas është nderuar me Çmimin “Për kontribut të shquar për unitetin e Orthodhoksëve” (2008).

Tiranë, 25 prill 2018

Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

l.h/dita

Share This Article
13 Comments
  • flitet për masa sigurije,por nuk flitet,pothuajse fare,se kush është arsyeja e kësaj vizite!!
    apo punë shqiptarësh!!
    merremi gjithnjë me vetullat,se për sytë sna plas hajdari!!

  • E niset dhe perfunduat me njesite speciale ruse,me rojet antiterror,me kontigjentet qe mbahen nen vezhgim.DUKSHEM NDJEHET SE PATRIARKU I RUSISE VJEN NE TOKE TE PUSHTUAR,PER TRIUMFIN E KISHES ORTHODHOKSE GREKE MBI KISHEN E TRADITES SHQIPTARE.
    Ate qe nuk e arriten dot nga perpjekjet mbinjerezore te patrioteve shqip[tare,nga sakrificat me jete te klerikeve shqiptare,qe nga dhaskal Todri,papa Kristo,at ballamaci,at Melani,Noli,Xhuvani,e realizuan me DHURATEN,KALIN E VUCIDOLIT.LLUMI I LLUMIT TE MALOKEVE,FUNDERRINA E FUNDERRINAVE TE KOMUNISTEVE KATUNARE,me ane te sali berishes,qe solli ne krye te kishes shqiptare agjentin e Asfalise Anastas Janullatos.Ngado qe ta kapesh,cdo vendim i malokut te terbuar antikomunist,eshte nje tragjedi per shqiptaret.Pikerisht TRIUMFIN GREK,qe Rilindasit e perzune nga dera,kurse sali berisha e futi nga dritarja,vjen te celebroje patriku rus.

  • Zoti nga dashuria krijoje gjithesine dhe boten,si dhe te gjitha krijesat ne Te,por njeriut i dha superprioritetin per te qene mbi gjithcka,por me dashurin qe Zoti e krijoje.Amen. says:

    Patriarku i Rusise mirse te vije si predikues i Zotit,por kuresesi si predikues i putinizmit qe nuke ka te ndalur ne ligesi.Dhe se fundi ai Patriarku i Rusise kursesi per shqiptaret dhe boten nuke mund te barasvleresohet me Papen ne Vatikan qe ka besimtare mbi 2 miljard,apo Patrikun e Stambollit qe dhe ky ka mbi 1,5 miljard besimtare.Ky patriarku i Rusise nuke mund te krahasohet as me Kryepeshkopin Jonullatos qe sido qe te thuhet,ka bere dhe bamiresi me ngritjen e klinikes mjeksore ne sherbim te njerezve ne nevoje,pa dallim feje,ngjyre e idesh.Pa harruar Peshkopaten katolike qe i ka dhene nje mdime te madhe popullit me kolegjet e tyre arsimore e klinika mjekesore pa dallim besimi apo ngjyre e bindjesh.Pra ne kete konteks ky Patriarku i Rusise mund te jete per ruset mbase i madh,por kurresisi per barasvleresim me Papen e Vatikanit apo me Ptriarkun e Stambollit.Uroj qe Zoti ti kete ushqyer shpirtin e paqes,se shiptaret jane te tej lodhur e dhunuar nga ekstremizmi pra diktatura komuniste dhe bijte e mostrat e eterve te saje,qe nuke kane te ndalur ne ligesi.Patriarku i Rusise Kirill,ardhte e shkofte me dashuri e miresi dhashte Zoti.Amen.

  • Se mos harron presidenti Ilir Meta qe ti japi nenshtetesine shqiptare priftit te Rusise, pastaj ai duhet te takohet dhe me Lulezim Bashen se mos i kane dhene ndonje porosi nga Moska. Vete fola, vete degjova; kjo eshte pjerdhokracia qe na publikone kaq shume. Mjafton qe jam i lire ta mbaje gojen hapur dhe te prese çdo bjere nga larte ose te mermerise.

  • Mire se te vij Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill.
    Te shpresojme se do te kete efekte pozitive vizita.

    Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill punon per afrimin e te gjithe kristjanve vullnet-mire. Kete e ka tregue edhe me takimin qe pati me Papa Françeskun.

  • Vjen te ngule Gozhden e Nastradinit (serioze kjo) per ta bere shqiperine nje nga republikat ruse

    E degjove Ilir Meta o te hengert mortja pse s’te ha

  • “Shtetet”artificiale” si “greqia” dhe “serbia “jane te varur shume nga kisha terroriste ortodokse says:

    Rracen barbare sllave ortodokse e komandan kisha,e “edukon” kisha, dhe ua ve kisha. Mos harroni o shqiptare se ky monster komandon komshit tane ne veri dhe jug te shqiperis.

  • Po ky ç’mutin do? Nuk mjafton greku, po duhet edhe rusi? Prite kur te na vije edhe serbi e maqedonsi e na rruat autoqefalia pastaj.

    • autoqefalia ka shkuar për lesh që nga ’90ta!!
      për të tjerat jemi bërë për të VK.

  • Bekim apo mallkim!
    Deri më sot Rusia dhe Kisha e saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor pengues i bashkimit të trojeve shqiptare jo vetëm në përkrahje të sllavëve të jugut, por edhe për interesat e tyre në pazaret ndërkombëtare. Bashkimi i shqiptarëve është një kauz e drejtë, kush e kundërshton me karshillëkun e forcës është i padrejtë. Kjo padrejtësi rëndon mbi ne ekonomikisht dhe shpirtërisht të paktën qysh nga shpallja e pavarësisë më 1912.
    Demonstrimin e forcës fetare nga këto dy kisha në një pikë strategjike si Shqipëria le ta zbërthejnë politikanët dhe diplomatët. Ne kemi pritur e përcjellë autoritete dhe personalitete të larta që çështjen tonë jetike të korrigjimit të padrejtësisë historike e kanë anashkaluar me justifikime. Kështu bëjnë edhe tani dhe bëjnë fajtor një popull të copëtuar për përparim të ngadalshëm. Faljet në kisha e xhamija i thurin lavde Perëndisë që ka ngarkuar mëkëmbësit e saj të kujdesen për mbarëvajtjen e punëve në tokë. Po,mesa duket, “Perëndisë” i duhet të bëjë një Pakt (Covenant) të ri me toksorët, siç ka bërë më parë kur punët nuk kanë vajtur mirë! Po kush ta bëjë?!
    Nëse Patriarku rus vjen për të mirë pastë këmbën e mbarë, në ardhtë me plane ogurzeza, e pësoftë nga ligësia e shpirtit të tij që nuk bën detyrën e shenjtë të urdhëresave të Perëndisë. Historia na mëson se drejtësia nuk vjen nga “Perëndia” por nga këllqet e mija! Kasandra.

  • O njerez, pse duhet ta paragjykojme cdo gje duke e lidhur me te shkuaren ?
    Koherat kane ndryshuare ne favor te shqiptareve.
    Ardhja e kryepeshkopit te Rusise, nje muaj para hapjes se negociatave , eshte si nje lobim ne boten orthodokse, nje thirrje per ta qe te hapin driten jeshile ne Evrope per Shqiperine. Une keshtu e kuptoj.
    Me vjen keq qe disa komentues flasin keq akoma pa ardhur miku, pa e degjuare cdo te na thote njehere…

    • uuuuuuuuaaaaaaaaauuuuuuuuuuuuuuuuu
      fiçka e sëmës çfar arsyetimi brilant!!
      dhe unë kujtoja se kanë gisht alienët në këtë mes!!
      e çka të bëjë padituria!!
      del një i ditur si “Vjosa”,pa net,dhe të DITURON!!
      “sa të rrojmë do mësojmë”thotë një fjalë e urtë!!
      dikush do të thotë se çfar mësove nga vjosa?!
      fare thjeshtë atë që dikush do të ta fusë pa e lagur aspak!!do me ta fut ashtu katnarçe!!
      e çna mbytën budallenjt me tendencë demence!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *