Mediat ndërkombëtare kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me gjendjen e presidentit sirian Bashar al Asad, autokolona e të cilit ishte shënjestra e një atentati sot paradite. Mësohet se rebelët kanë kryer një atentat ndaj autokolonës në të cilën ndodhej makina e Asad, që po shkonte në xhaminë e Damaskut për të bërë lutjen e Bajramit.
Pavarësisht se lajmi për sulmin ndaj Asadit u përhap një orë para shfaqjes së presidentit sirian në xhaminë e Damaskut, aktivistët e forcave antiregjim dhe media ndërkombëtare dyshojnë se pamjet e shfaqura në televizionin shtetëror ishin regjistruar para se të ndodhte atentati.
