Leximi i një libri është shumë më efektiv se sa trajtimi me barna kundër depresionit. Një studim i kryer së fundmi sugjeron se leximi i librave është një antidepresiv shumë i mirë, madje edhe më i mirë se ilaçet.
Më shumë se 200 pacientë, të cilët ishin diagnostikuar me depresion kanë marrë pjesë në studimin e kryer nga Universiteti i Skotlandit. Gjysmës së pacientëve iu rekomandua trajtimi me ilaçe antidepresive, ndërsa gjysmës tjetër iu sugjerua shtesë edhe leximi i librave. Rezultatet treguan se ata që kishin lexuar libra, një vit më vonë kishin nivel më të ulët të depresionit se ata që ishin trajtuar vetëm me barna.
