Ku po trokasim?

Ornela

Redaksionale

Nga Berlini, në krah të Angela Merkel, Edi Rama u shpreh dje se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pas reformave të ndërmarra. Rekomandimi është dhënë, duhet të presim qershorin për hapin e radhës.

Edhe pas kësaj, pritja gjithsesi do jetë e gjatë.

Me një autoironi të pamëshirshme, sa herë bie fjala për nocionin e një Shqipërie anëtare të Bashkimit Europian, jo pak shqiptarë thonë: “Kur të bëhemi ne për t’u anëtarësuar, BE-ja do prishet”.  A është më “gjasë e pamundur” që, kur ne të plotësojmë kushtet për t’u anëtarësuar në BE, ky union të jetë i shkërmoqur apo në prag të shpërbërjes?

Pra, në ç’dyer po troket Shqipëria? Ç’na pret aty brenda? Mos vallë dera në vend që të hapet, do bjerë dhe pasi pluhuri të ulet, neve do na shfaqet para syve një rrëmujë dhe “njerëz që po përgatisin valixhet”?

Nuk është sekret: BE-ja po kalon këto vitet e fundit, krizën e parë të madhe që nga krijimi. Ithtarët e bashkimit kanë vënë re se ç’gabime janë bërë; nga pranimi në eurozonë i vendeve të papërgatitura, tek strukturat mamuthiane e aspak elastike të vendimmarrjes financiare e politike.

Zërat dhe lëvizjet kritike ndaj idesë së Bashkimit në fillim nisën si organizime të vogla euroskeptikësh apo formacione periferike ksenofobësh, por erdhën duke u fuqizuar sa më shumë që BE po shpalosej si një makineri shpesh inefiçente burokratike: që nuk prodhonte dot një politikë unike të jashtme, një vendimmarrje politike të fuqishme në arenën ndërkombëtare dhe që bluante pafund fonde projektesh e aparatçikësh, një gjigant i ngathët që sekush e milte kur ishte mirë (Greqia si rast ekzemplar), dhe e braktisin kur është në krizë, Britania e para.

Sot është bërë edhe më e vështirë. Rizgjedhja triumfuese e Viktor Orbanit në Hungari, qëndrimi ekstrem i shprehur kolektivisht nga Holanda dhe shtatë shtete të tjera veriore, përparimi i euroskeptikëve në Itali dhe sidomos maturia e detyruar e Angela Merkelit, e cila duhet të marrë parasysh krahun e djathtë të partisë së saj, janë të gjitha situata që e vështirësojnë situatën në BE dhe e bëjnë shumë pak inkurajuese për ambicien e vendeve si Shqipëria.

Le të analizojmë pikat pro dhe kundër një për një.

1-Triumfi i Orbán më 8 prill do të thotë se Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke do të mbështeten më shumë se kurrë tek Hungaria, për të afirmuar sovranitetin e Evropës Qendrore.

2-Me një shumicë liberiste, Evropa Veriore do të vazhdojë të kërkojë një ekuilibër në llogaritë publike, përpara se të pranojë qoftë edhe një investim minimal të përbashkët.

3-Italia do të mbetet pa qeveri për një kohë të gjatë, ose më keq, mund të afrohet me sovranistët e Evropës qendrore.

4-Dhe në fund, kancelarja gjermane nuk ka më fuqinë e mëparshme as brenda partisë së saj në Gjermani, rrjedhimisht ka shumë më pak hapësirë ​​për manovrim jashtë saj.

Po Shqipëria ku hyn në këtë ekuacion? Le ta themi hapur, shqiptarët e zakonshëm e kanë menduar BE-në si një klub vendesh e shoqërish të kamura, në të cilin po u futëm do t’u themi halleve tutje. Edhe politika ka bërë jo pak për ta ushqyer këtë iluzion. Premtimi i anëtarësimit është ende kartë kryesore në retorikën elektorale.

Por BE është ajo e përshkruara më lart. Me hallet e saj pa fund.

Çfarë duhet të bëjmë ne përveçse të presim? Ne duhet ta ndëshkojmë KËTU krimin dhe korrupsionin. Të mos vjedhim. Të arsimohemi. Të punojmë e të krijojmë. Dhe një ditë s’do jetë nevoja të trokasim gjëkundi. Do na ftojnë vetë.

 

Share This Article
11 Comments
  • Kjo do te ishte rruga me e mire per shqiptaret , por e verteta eshte se ne keto tre dekada shqiptaret u denigruan ne mase moralisht , u cane e u percane , vodhen , dogjen e shkaterruan ekonomine , “debuan” jashte ate qe quhet truri i kombit dhe pjesen me aktive e me nerv pozitiv te popullates dhe te gjitha mediat kane kontribuar per shpelarjen e trurit , nxirjen e gjitheckaje dhe krijimin e nje kaosi pa rrugedalje ! Krimi i ka hedhur metastazat kanceroze ne te gjitha organet jetike shqiptare , sherbimet sekrete te huaja jane ulur kembekryq ne mes te Tiranes dhe punojne me te gjithe kapacitetin e tyre shkaterrues e destabilizues . Ndaj ,te gjithe pyesin : A do te behet ndonje here ky vend ?!

  • Kush ne!!??
    -po si do ndeshkohet vjedhja e korrupsioni kur ju, media, jeni “zjarr fikes ” ne sherbim te regjimeve te radhes dhe shuan,deformoni çdo levizje popullore anti regjim.
    -qellimi i ketij shkrimi eshte sherbesa e radhes ndaj regjimit hajdut qeveritar qe ngeli ne “provimin” para gjermaneve.
    – vazhdoni,mashtrojeni kete popull ,mire ja beni e meriton, çdo regjim qe ka ne krye..
    -gazetaria juaj eshte bere shume e peshtire.

  • Meqe nuk e keni me qejf lereni mos shkoni. Rrini ne batakun e krimit e te droges se po majmeni duke plackitur vendin dhe popullin. Por ama mos harroni se po iu “ngref” popullit as ne vrime te miut po te fshiheni nuk do ti shpetoni zemerimit te tij. Paranojat dhe shenjat e frikes po i shfaq qe tani kriepsikopati me keq se kuandari dikur.

  • A thua ti “Dita” dhe simotrat e tua e keni fuqine per te shpetuar Edi Ramen dhe Ripjelljen e tij nga rruga drejt gremines ku eshte nisur?
    Vertete besoni ju se shqiptaret pafundesisht do te vazhdojne te jene nje popull i genjyer dhe i manipulueshem me kete propoganden tuaj teper te “holle”?
    Gaboheni o mjerane. Jo vetem populli por edhe Socialistet jane zgjuar. Nuk mundet dot kasta dhe klani rilindas t’i mbaje ne erresire pavaresisht sherbimit dhe perkushtimit tuaj heroik.

  • Z.Thano,thoni nje paradoks,qe Shqiperine duhet ta bejme vet.
    Por a nuk jemi ne,qe mbajtem dhe vazhdojme te mbajme mbi krye per dekada te tera Shqiperi shkaterruesit dhe shqiptaro ngrenesit,te bandave haxhiqamilase dhe hoxhiste te zbritura nga kullat e errta te maleve.
    Vec u pozicionuam dhe u perballem me ta kafeneve si,´´mazhorance´´ dhe ´´opozitare´´:Rrofte sebepi,se po na shkon bukuri muhabeti.
    Aty dhe asnje qytetari i rralle per se mbari,nuk ja mbajti te dilte jashte dhe te protestonte,por vec tani ky lloj mileti kam-kum dhe pa ngjyre dalin rrugeve dhe kundervihen per cdo gje,megjithse eshte nje qeveri ne antipod me ate te sundimit te bandave.
    Loket e Saliut kane bere disa protesta,per shkaterrimin e Valbones nga kjo qeveri.!!!Kur ish vec Sali-baba,ai qe dha lejen te ngrihen shume hidrocentrale mbi te,kurse Rama,u mundua ne maksimum,per te minimizuar numrin e tyre.
    Keto lloj maskarralleqe,vetem ne Arnautistan,gjejne bythe dhe defrejne.
    Nga ana tjeter,lloji i shumices se pronareve te korruptuar dhe te ligesise injorante, te ´´medias´´,jane te prirur te kultivojne per tere kohen, diversion.kundrejt nje qeverisje te rregullt,per te bere nje opozite okulte,ne mbrojtje te ´´bizneseve´´te tyre materiale dhe formimit qe kane trasheguar dhe per tu bere atraktive,ne mexheliset e kafeneve
    .Balkan-WC,kryeson me smogun oriental dhe kriminal qe prezanton.
    Ne keto ¨¨media´´,cdo dite ulen kembekryq dhe shtrojne bythet,pinjollet e shemtuar te bllokut,bushati, lubonja,ngjela,qe e kane ne gen deshiren e tyre malinje,per te shtypur te tjeret dhe kombin me kembe.
    Nuk po flas,per sindromin e ´´analisteve´´ dhe pordhesorave,te semure te katundareve veriore,qe kenaqesine me te madhe e ndjejne te jene prane nje muti me ere,boll te rrjedhe nga halete e kulles.
    Rama,eshte njeri i formuar dhe puntor,por mendoj se eshte larg real-politikes,qe duhet te kete nje kryeminister i ketij vendi.
    Historikisht,nuk posedon guximin,qe duhet ta kete vecanerisht nje drejtues i ketij vendi:
    U zbyth fillimisht,ne menyre te pajustifikuar,kur banda e saliut,shkatteroi investimin funksional miliona euro te zogut te zi.Megjithse gjykata kushtetuese i dha te drejte Rames,askush nuk ka paguar.
    Nje paaftesi apo psikopati e neveriteshme me pasoja te renda per integrimin europian eshte qendrimi tij,per te mos i ekspozuar bemat Shqiperi shkaterruese te galerise se bandave te zbritura nga malet,tek politikanet perendimore,me pretekstin absurd,qe nuk i shes une ata,se jane shqiptare
    .Por vec shqiptare dhe njerez nuk jane ata,or truthare dhe derdimen,qe dhe ti e di shume mire, me ate qe kane bere dhe vazhdojne te bejne.
    Ne te kundert me shpifje monstruoze dhe mashtrime,bandat kane folur per tere kohen ne veshet e perendimoreve.Dhe eshte llogjike qe meqense ky eshte zeri i vetem qe ata degjojne,nuk kane perse te mos ta besojne,qofte dhe pjeserisht(shpif shpif se dicka do te mbetet).Dhe per vet demokracine amerikane me ckemi jetuar dhe po shohim dhe tani,eshte e huaj kjo tolerance absurde dhe vetvrasese.
    Si perfundim z. Thano,ju mire e keni keshillen,duhet te mos presim nga te tjeret,por ti bejme vet gjerat e mbara,por cfare na ka penguar ne deri tani per dekada,te mos i bejme ato?
    E pra kjo keshilla juaj,me ngjan me nje karikature qe kam pare dikur,ku nje mjek me koken ulur ne tavoline,i thosh nje plake te mbaruar:
    Duhet te merresh me ngritje peshash dhe vrapime te thellesise!
    Prandaj ne kete vorbull orientale-hoxhiste katundareske,ku vazhdojme pa pushim te verdallosem,vecse nje fuqi madhore sic eshte Amerika,por pse jo dhe nje Europe,qe po vazhdon dhe do te vazhdoje te vuaje,nga infeksioni oriental nga shpartallimi i kufijve,mund te na japin forcen shtytese perfundimtare,per te na nxjerre ne orbiten perendimore.

  • “Po Shqipëria ku hyn në këtë ekuacion? Le ta themi hapur, shqiptarët e zakonshëm e kanë menduar BE-në si një klub vendesh e shoqërish të kamura, në të cilin po u futëm do t’u themi halleve tutje. Edhe politika ka bërë jo pak për ta ushqyer këtë iluzion. Premtimi i anëtarësimit është ende kartë kryesore në retorikën elektorale.”
    “Çfarë duhet të bëjmë ne përveçse të presim? Ne duhet ta ndëshkojmë KËTU krimin dhe korrupsionin. Të mos vjedhim. Të arsimohemi. Të punojmë e të krijojmë. Dhe një ditë s’do jetë nevoja të trokasim gjëkundi. Do na ftojnë vetë.”

    uuuuuuuuuuuuuuaaaaaaaaaaauuuuuuuuuuuuuuuue shkruajtur në shqip nga një shqiptar??
    më në fund dikush i ra në të!?
    apo thejsht një diversion për të thënë se nëse nuk na mban me bukë BEja,na mban dikush tjetër???
    erdogani??

  • Po ku te pranon Evropa me nje pacavure-fleterrufe si Dita………Ky son gazete nuk egziston as ne Zanzibar e Jo me ne Europe.

  • O komunista robqime e gra qime,ju sherbetore te neveritshem te Enver Hoxhes.Ju we keni mall e i ngrini lapidar komunizmit.Ju pronare te gazetes just qifsha see Paris Arta Daden,grate e motrat.Ju gazetare me k/redaktor gruqimin see Paris.Me Bedri Islam enveristin i qifsha grun e cka ne Shou e fis.Te gjitheve ju qifsha robt,grate,bijat,motrat.jeni robqime perfundimisht.

  • Shqiperine mund dhe duhet ta bejme ne shqiptaret. Vendosja e demokracise na ka dhene shume liri qe shpesh me te po spekullohet vecanerisht ne ndertimet, ne moskujdesjen e ruajtjes te ambjentit te pasurise private e publike etj. Shkrimi i redaksise eshte shume i qarte: duhet mobilizim dhe ndjenje pergjegjesije nga te gjithe per cdo gje. Opozita nuk jep asnje mendim konstruktiv, nuk ben asnje kritike te thelluar te politikes financiare dhe ekonomike te qeverise por vetem bertet si ” banoret e lashte te Beotise” qe jane stergjysherit tane. PS nga ana tjeter duke qene e vetme ne pushtet shpesh vendimet per lejet e ndertimit, taksat etj. po i merr me shume nxitim pa asnje diskutim te gjere me publikun dhe vecanerisht permes medieve. Personalisht besoje ne forcen shteteformuese perendimore te popullit tim. Kemi prane SHBA shtetin me te fuqishem te planetin ne shkence, ne kulture, ne finance, ne ekonomi e ne te gjitha fushat. Jemi anetar te Natos dhe i kemi te siguruara kufijt e jashtem. Le te kujtojme se kemi pasur shtete e qytete shtete kur Evropa qendrore e veriore jetonte ne kasolle..

  • Cfare eshte kjo “analize” mediokre!?

    Sipas jush ne u dashka ti bejme penet vete!!!

    A nuk jane te gjithe shqiptaret koshjente se ne nuk ndertojme dot vete nje sistem te se drejtes pa kontroll nga jashte?

    Çfare ishin ndryshimet kushtetuese te cilat i hapen rruge reformes ne drejtesi?

    Nje dhenie sovranitetei pikerisht se ne vete nuk jemi te afte te ndertojme nje sistem demokratike te se drejtes ne te gjitha aspketet e jetes shoqerore, ekonomike e politike.

    Kush po e spasron gjyqsorin sot???

    A nuk eshte OMN (operacioni monitorimit nderkombetar) qe po heton me lupe aktivitetin korruptiv ne gjykata?

    A jemi ne te afte te konkurojme me politika nacionale me fqinjte tane shume here me te forte dhe te bashkuar se ne ?

    Si mund te mbijetojme ne si popull me gjithe kete polarizim te shoqerise ne cdo lloj aspekti pa u bere pjese e nje unioni si ai qe keni aspiruar qe ne ditet e para pas renies te sistemit te meparshem?

    Ku i nxirni ju keto perfundime qe BE qenka drejt shperberjes?

    Mbi cbaza e analiza i nxirni keto perfundime kur vetem perpara disa ditesh Makron u angazhua per nje ringjallje dhe reformim te BE ku tashme pas kalimit te çoroditjes fillestare dhe presidenti Trump po i rikthehet bashkepunimit te ngushte me BE!?

    Ku mund te aspirojne deshirat e popullit shqiptar vecse ne BE?

    Pa BE ne jemi te mare fund…

    Kujt i sherbeni ju redaksia, “analiste” e politikane lobimesh me parate ruse qe helmoni perdite e me shume endren e popullit shqiptar per integrim me kero çoroditje e turbullira antishqiptare neo-osmane!?

    Dum babistet e diteve tona ne sinkron me politikat percarese sllavo-greke.

    Turp…………………………………………………

  • “Futja” ne BE ka kusht primar gjendjen ekonomike, dmth kryesisht udhehiqet nga interesi ekonomik. E mendua se krijimi i zones ekonomike evropiane do pasohej me zgjerimin e eurozones, dmth monedhes se perbashket dhe ekonomise se integruar. Bashkimi politik e struktura unike si parlamenti, qeverisja e unifikuar, madje edhe prefiksi unik i telefonise do kompletonin perfshirjen e vendeve evropiane ne nje supershtet federal. KY eshte synimi ku mendohet te arrihet, por problemet filluan pikerisht nga ekonomia. Kriza ekonomike, mosmarreveshjet mbi shperndarjen dhe financimin e stukturave te perbashketa dhe interesi i superfuqive rivale per te penguar krijimin e supershtetit federal evropian, qe eshte premise e nje konkurrenti te forte. Eshte kjo porta e shtepise ku po trokasim dhe per kaq gje na kujtojne se ne shkembim duhet ti neshtrohemi ca pazareve te vogls me kutin e tyre, si dakordesia me Greqine sipas oreksit te grekeve, me serbet, sipas, malazezet, maqedonet, etj. E pastaj, ne fund fare u intereson te jemi konforme koncpetit evropian mbi detyrimet e individit ndaj shtetit ligjor dhe te drejtat e anasjelltas. Por kjo eshte e fundit ama, kurse fillimi jane ato pazarlleqet prej xhambazi, ku me shume na marrin sesa na japin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *