Serbia pranon marrëveshjen, prefiksi i Kosovës + 383

anazapta

Serbia ka pranuar marrëveshjen me Kosovën për çështjen e telekomunikacionit. Sot ishte dita e fundit kur Serbia duhej t’i kthente përgjigje Bashkimit Evropian nëse do ta pranonte marrëveshjen apo jo. Pika më e diskutueshme ka qenë Kodi telefonik ndërkombëtar i Kosovës. Kosova do të ketë kodin +383 dhe nuk do të aplikojë vetë, por nëpërmjet Austrisë apo Suedisë.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh udhëheqëse e delegacionit kosovar në këto bisedime, ka thënë dje se draftmarrëveshja e fundit e propozuar nga BE-ja ishte e pranueshme për Kosovën, por Serbia pati mospajtime.

Takimi i radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiç varej kryesisht nga rezultatet e këtyre negociatave për telekomunikacionin.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *